
Në TikTok dhe në disa komente në Instagram, thuhet se Loredana, në këngën e re, ka kopjuar një pjesë teksti nga një prej këngëve të Dafinës.
Bëhet fjalë për këngën "Heart Attack", një bashkëpunim i Loredanës dhe Noizy-t. Në një moment, këngëtarja thotë:
"Sim Simma, who got the keys to my Bimma?"
Dafina, në bashkëpunimin me Taynën, "Bye Bye", thotë pikërisht të njëjtën gjë.
Megjithatë, askush s'ka kopjuar askënd, të paktën Loredana nuk ka kopjuar Dafinën dhe anasjelltas.
Versioni origjinal është i Beenie Man dhe kënga quhet "Who Am I?" . Fraza mjaft e famshme, në fakt, është përdorur edhe nga këngëtarë të tjerë, në këngë të tjera.
Pra, jo, Loredana s'e ka kopjuar Dafinën.