“Mirë se vjen në jetë Zen” shkroi Patris Berisha në profilin e tij në Instagram, pak orë pasi Tuna publikoi disa foto të lindjes së djalit të dytë. Marrëdhënia e Tunës dhe Patrisit, tashmë prindër të dy djemve, duket e komplikuar për shkak të deklaratave që tregojnë për një ndarje, ndonëse askush nuk ka folur drejtpërdrejt.
Sidoqoftë, një koment i Patrisit po qarkullon në rrjete sociale. Në postimin ku Tuna njofton ardhjen në jetë të djalit të dytë, një ndjekës në Facebook la një koment ofendues, ku shkruan “shpalle konkursin”, duke nënkuptuar atësinë e fëmijës. Nga ana tjetër, Patrisi iu kundërpërgjigj me sharje banale komentit denigrues për Tunën.
Përveç fotove ku i urojnë mirëseardhjen vogëlushit Zen, asnjë postim tjetër nuk është bërë nga (ish)çifti. Ndarja e tyre nisi të përflitej në dhjetor të vitit 2020. Në fillim të janarit, i ftuar në “Soiree” në ABC News, Patrisi, i pyetur nëse është beqar, u përgjigj jo fort qartë:
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single. Tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë.”