Showbiz

Projektligji për gjininë: Reagon ashpër, (por jo në mënyrë të saktë) Albana Osmani

Projektligji për gjininë: Reagon ashpër, (por jo në
@albanaosmani1/ Instagram

Albana Osmani ka bërë një reagim të gjatë e të ashpër në rrjetet sociale, lidhur me projektligjin për gjininë, duke u mundësuar individëve të deklarojnë identitetin që dëshirojnë dhe me të cilin përfaqësohen.

Albana u shpreh në postimin e saj:

“Nëse ky është kushti për t’u bërë pjesë e Europës, unë e refuzoj pa hezitim. Nuk mund të pranoj një Europë ku fëmijët dhe të rinjtë tanë, nesër, do të shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore, apo më keq akoma, të shndërrohen në objekte talljeje që barazojnë veten me kafshë apo objekte. Ky është një deformim i thelbit të qenies njerëzore dhe një axhendë e imponuar nga struktura që prej kohësh kanë humbur busullën morale, duke kërkuar të zgjerojnë rrjetin e tyre shkatërrimtar”.

Ajo më tej, vijon me termat “nënë” dhe “baba”, duke mos e kuptuar në fakt propozimin e projektligjit, të cilit do ta sqarojmë më poshtë:

“Në këtë skenar, nënës dhe babait, burimit të jetës, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë u hiqet çdo kuptim.Ndërkohë që shumë vende të zhvilluara po marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë, te ne këto ide po kalojnë si pa u vënë re, pa transparencë, pa debat publik. Pyetja është: “A e ka votuar ndokush këtë? A i është dhënë popullit fjala?” Personalisht, jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja”.

Ajo shkroi se barra e këtij “hapi modernizues” bie mbi të ardhmen e vendit, duke mos hezituar të bëjë edhe një historik të figurave patriotike shqiptare:

“Sot, kjo çështje paraqitet me ambalazh të bukur, si një “hap modernizues”, ndërkohë që në realitet barra bie mbi familjet tona, mbi fëmijët tanë, mbi të ardhmen e vendit. Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: “Që sot unë jam një gomar.” Apo identifikohem me “nje autobus”. Nga Skënderbeu që mbrojti identitetin dhe lirinë e shqiptarëve, te Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi që shpallën pavarësinë, nuk luftuan dhe nuk sakrifikuan që Shqipëria të kthehej në absurditete, por që të mbetej e lirë, dinjitoze dhe e vërtetë ndaj vetvetes.  Rroftë Shqipëria e shqiptarëve!”, duke e përfunduar postimin me shprehjen: “Nënë dhe babë, fjalët më të bukura dhe më të shtrenjta në botë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1)


Tani, le të flasim për projektligjin:

Projektligji i ri, i depozituar në Kuvend, lidhet me Barazinë Gjinore dhe zgjeron përkufizimin e gjinisë në një kuptim më gjithëpërfshirës, për të lejuar individët që të deklarojnë identitetin që duan. 

Ky projektligj mund të hapë një kapitull të ri për përfaqësimin dhe të drejtën gjinore, pasi parashikon edhe ndryshime të tjera për përfaqësimin gjinor (pa kafshë, shpendë, apo orendi).

Përveç zgjerimit të këtij koncepti, ligji parashikon edhe kuota më të larta për përfaqësimin gjinor, nga 30 deri në 50%, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.

Në hyrje të projektligjit në fjalë thuhet se synohet të garantohet, mbrohet dhe promovohet arritja e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë.

"Gjini, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore", thuhet në një nga nenet e projektligjit.

Pra, ndryshe nga “shpërthimi” i Albanës, projektligji nuk cenon as termat “nënë” e as “baba”, as familjen, as të ardhmen, por sjell një zhvillim (të vonuar) në çështjet e lirisë së individit dhe përfaqësimit të denjë. Mjafton të lexohet projektligji dhe të mos hamendësohet për të ngjallur panik. :)

Pra, përtej reagimeve dhe historisë shqiptare me 2 fjali, le të jemi më mendjehapur ndaj ndryshimeve që u japin më shumë liri dhe gjithëpërfshirje njerëzve. Zhvillimi jo domosdoshmërisht është kërcënues! 

 

REELS

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩