Relationships

Pasioni nis jashtë shtratit: Sekrete që do t'ju përmirësojnë jetën seksuale

Pasioni nis jashtë shtratit: Sekrete që do t'ju

Krijo ambientin e duhur

Seks mund të bësh kudo; në makinë, në divan; por nëse nuk do seks sa për të kaluar radhën ambienti është shumë i rëndësishëm. Ndërro çarçafët, bli një aromatik të lehtë, ndiz ca abazhurë dhe vendos në sfond pak muzikë romantike. Nëse do të nxisësh pasionin tek partneri, duhet t’i tregosh se je i përfshirë edhe emocionalisht.

Bisedoni për seksin edhe jashtë dhomës së gjumit

Mos u kufizo vetëm brenda kohës kur rrini bashkë në krevat. Komunikimi për seksin është më i rëndësishëm se teknikat. Nuk ka asgjë për të patur turp; thojini gjërat siç janë, mos i mbani brenda vetes qoftë dëshirat, ashtu edhe pakënaqësitë. Do ta shikoni sa të çlirët do të ndiheni pastaj, teksa partneri do t’i ketë të qarta gjërat dhe po kështu, edhe ju.

Mos u krahasoni me të tjerët!

Me atë pamje të mrekullueshme që i japin seksit në filma dhe libra, sigurisht që do të ndihemi keq nëse, si 60% e grave, nuk arrijmë orgazmën me penetrim. Filmat pornografikë dhe historitë e shoqeve janë diçka krejt tjetër nga përvoja vetjake dhe ki parasysh, që të gjithë do të duan ta bëjnë më të mrekullueshëm dhe më të thjeshtë se ç’është. Seksi është një proces shumë intim mes teje dhe partnerit pra, nuk ka asnjë lidhje me përvojat e të tjerëve.

Sinkronizoni frymëmarrjet

Nëse nuk po i kushtoni vëmendje frymëmarrjes së partnerit gjatë seksit, po humbisni një mënyrë shumë të thjeshtë për të krijuar lidhjen emocionale. Ka ekspertë që besojnë se kur frymëmarrjet janë të sinkronizuara, seksi dhe kënaqësia që sjell janë më të sinkronizuar.

Forcoje lidhjen emocionale jashtë dhomës së gjumit

Seksi i mirë është më shumë sesa thjesht seks i mirë. Kur partnerët ndihen të lumtur me njëri-tjetrin jashtë dhomës, marrëdhënia seksuale është më e mirë. Afrimiteti dhe lidhja që kemi me partnerin ndikon shumë që ne të duam të japim më shumë sesa thjesht një orgazëm të shkurtër në dhomën e gjumit.

Krijoni një “menu seksi”

Nuk e kemi fjalën për ushqimin; flisni me partnerin për gjërat që ju pëlqejnë dhe provojini, një nga një. Është pak a shumë si të provosh çokollatë me vanilje, pastaj diçka pikante. Kjo ju ndihmon të krijoni larmishmëri, të përcaktoni shijet tuaja dhe të zgjeroni horizontin e shijeve mbi seksin.

Zhdukni çdo gjë që ju shpërqëndron

Fikeni televizorin dhe fikini telefonët! Gjithçka duhet për t’u kënaqur në shtrat është përqëndrim; një hutim sado i vogël mund t’ju shkëpusë nga atmosfera e pasionit.

Bëni seks me drita ndezur

Mund të jetë diçka e vështirë për shumë njerëz, sepse pasiguri kemi të gjithë. Por nëse ndez dritën dhe e lejon partnerin të shikojë lakuriqësinë tënde (ndonjë kile të tepër, ndonjë celulit), kjo e forcon akoma më shumë lidhjen shpirtërore.

Mos ki frikë të flasësh gjatë seksit

Nuk bëhet fjalë vetëm për të folurën “e ndyrë” por për të folurit në përgjithësi. Ta drejtosh partnerin tek ajo që dëshiron dhe të kuptosh çfarë dëshiron ai, është shumë e rëndësishme. Të bisedosh edhe në krevat është një ndër gjërat që ndihmon në rritjen e lidhjes emocionale.

Gjej kohë për seksin

Puna, familja, angazhime të tjera mund t’ju lënë fare pak kohë. Prandaj shpesh seksi mbetet për “një herë në ca”, vetëm e vetëm sepse nuk caktoni paraprakisht kohën për të qëndruar vetëm me partnerin. Kur e di që do të shtyhet dhe do të shtyhet, krijo një axhendë. Cilat janë ditët kur ke kohë të lirë në mbrëmje? A mund t’i lësh fëmijët me gjyshen këtë fundjavë? A mund të udhëtoni diku jashtë qytetit? Gjithçka që ju ndihmon të rrini vetëm duhet bërë. Mos e konsideroni çështje të kohës së lirë. Seksi ju bën të lumtur dhe forcon lidhjen në çift. Nëse e lini pas dore, po lini pas dore marrëdhënien.

Ndani fantazitë me njëri-tjetrin

Cili do të ishte seksi perfekt për ty? Po për partnerin? Do të habiteni sa dëshira ekstreme apo të përbashkëta mund të keni, nëse do të flisni për to. Të ndash fantazitë seksuale është kyçe, sepse ju jep lirinë për të eksperimentuar dhe për ta parë njëri-tjetrin si qenie njerëzore në një aspekt tjetër, jashtë monotonisë së përditshme. Shprehuni dhe provoni: nëse jeni aq të guximshëm sa për ta folur, në shtrat do ta keni të thjeshtë.

Burimi: Women's Health

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Passion starts out of bed: Secrets that will improve your sex life

Pasioni nis jashtë shtratit: Sekrete që do t'ju

Create the right environment

You can have sex anywhere; in the car, on the sofa; but if you do not want enough sex to cross the line the environment is very important. Change the sheets, buy a light scent, light some lampshades and put some romantic music in the background. If you are going to stir up passion in your partner, you need to show that you are also emotionally involved.

Talk about sex even outside the bedroom

Do not limit yourself to just the time you spend together in bed. Communication about sex is more important than techniques. There is nothing to be ashamed of; say things as they are, do not keep both desires and dissatisfactions within you. You will see how relaxed you will feel then, as your partner will have things clear and so will you.

Do not compare yourself with others!

With that great look they give sex in movies and books, we will certainly feel bad if, like 60% of women, we do not reach orgasm with penetration. Porn movies and friends' stories are something completely different from personal experience and keep in mind that everyone will want to make it more wonderful and simpler than it is. Sex is a very intimate process between you and your partner, so it has nothing to do with the experiences of others.

Synchronize breathing

If you are not paying attention to your partner's breathing during sex, you are missing out on a very simple way to create emotional connection. There are experts who believe that when breathing is synchronized, the sex and pleasure it brings are more synchronized.

Strengthen the emotional connection outside the bedroom

Good sex is more than just good sex. When partners feel happy with each other outside the room, sex is best. The closeness and connection we have with our partner greatly influences us to want to give more than just a short orgasm in the bedroom.

Create a "sex menu"

Nuk e kemi fjalën për ushqimin; flisni me partnerin për gjërat që ju pëlqejnë dhe provojini, një nga një. Është pak a shumë si të provosh çokollatë me vanilje, pastaj diçka pikante. Kjo ju ndihmon të krijoni larmishmëri, të përcaktoni shijet tuaja dhe të zgjeroni horizontin e shijeve mbi seksin.

Zhdukni çdo gjë që ju shpërqëndron

Fikeni televizorin dhe fikini telefonët! Gjithçka duhet për t’u kënaqur në shtrat është përqëndrim; një hutim sado i vogël mund t’ju shkëpusë nga atmosfera e pasionit.

Bëni seks me drita ndezur

Mund të jetë diçka e vështirë për shumë njerëz, sepse pasiguri kemi të gjithë. Por nëse ndez dritën dhe e lejon partnerin të shikojë lakuriqësinë tënde (ndonjë kile të tepër, ndonjë celulit), kjo e forcon akoma më shumë lidhjen shpirtërore.

Mos ki frikë të flasësh gjatë seksit

Nuk bëhet fjalë vetëm për të folurën “e ndyrë” por për të folurit në përgjithësi. Ta drejtosh partnerin tek ajo që dëshiron dhe të kuptosh çfarë dëshiron ai, është shumë e rëndësishme. Të bisedosh edhe në krevat është një ndër gjërat që ndihmon në rritjen e lidhjes emocionale.

Gjej kohë për seksin

Puna, familja, angazhime të tjera mund t’ju lënë fare pak kohë. Prandaj shpesh seksi mbetet për “një herë në ca”, vetëm e vetëm sepse nuk caktoni paraprakisht kohën për të qëndruar vetëm me partnerin. Kur e di që do të shtyhet dhe do të shtyhet, krijo një axhendë. Cilat janë ditët kur ke kohë të lirë në mbrëmje? A mund t’i lësh fëmijët me gjyshen këtë fundjavë? A mund të udhëtoni diku jashtë qytetit? Gjithçka që ju ndihmon të rrini vetëm duhet bërë. Mos e konsideroni çështje të kohës së lirë. Seksi ju bën të lumtur dhe forcon lidhjen në çift. Nëse e lini pas dore, po lini pas dore marrëdhënien.

Ndani fantazitë me njëri-tjetrin

What would be the perfect sex for you? What about the partner? You will be amazed at how many extreme or shared desires you may have if you talk about them. Sharing sexual fantasies is key because it gives you the freedom to experiment and see each other as human beings in another aspect, outside of everyday monotony. Express yourself and try: if you are brave enough to speak it, in bed you will have it simple.

Source: Women's Health