Kisha vetëm një orë që po udhëtoja nëpër Londrën qëndrore duke mbajtur vellon që më zbulonte vetëm sytë, kur një burrë i panjohur shau. Zbrita nga treni plot me njerëz në Bond Street kur një burrë i ri me kostum, u afrua drejt meje duke u përkulur dhe më tha shumë afër veshit: hiqe atë m** nga fytyra.”
Ai foli shumë ngadalë dhe në momentin që isha duke zbritur, kështu që mu desh rreth 1 minutë për të kuptuar se ç’kishte ndodhur.
Teksa qëndroj në platformë, shoku kthehet në inat. Kjo është Londra multikulturore në shekullin e 21-të – ç’të drejtë kanë njerëzit të më thonë se çfarë duhet të vesh?
Velloja rikthehet sërish në majë të listës së lajmeve. Kolegji metropolitan i Birmingamit ka hequr ndalimin e niqabëve dhe burkave nën presion nga studentët, por një gjygjtar në Londër ka vendosur se një grua duhet të zbulojë patjetër fytyrën.
Si shumë të tjerë e kam të vështirë të mbaj një anë. Unë shijoj një shoqëri liberale që toleron lirinë e të drejtës së besimit dhe shprehjes. Dhe megjithatë nuk mundem që të mos më duket mbulimi i gjithë fytyrës si diçka ofensive. Nënkupton se gratë jo vetëm janë inferior por gjithashtu një rrezik për burrat dhe shoqërinë.
Velloja ka prejardhje më shumë kulturore sesa fetare dhe shumica e myslymaneve nuk mendojnë se gratë duhet të mbulojnë fytyrën. Por në këtë klimë të ngarkuar ka arritur të simbolizojë në mënyrë të drejtë ose jo, një refuzim të kulturës islamike. Është e vështirë të bashkohesh me ato që e veshin. Kështu që unë vendosa të kalojë dy ditë në një niqab, duke u munduar të shohë botën nga ana tjetër e vellos…
Të gjithë sytë tek unë
Oxford Street është një pikë shumë e nxehtë për Pazar dhe turistë nga e gjithë bota, sidomos lindja e mesme. E megjithatë pak minuta pasi kam shkelur në të, vë re se çdo palë sysh është tek unë. Është sikletosëse por e kuptoj se pse ndodh.
Niqabi (një copë e zezë që mbulon fytyrën që vishet me pallto të zezë dhe një fund të zi me lule deri në fund të këmbëve) ndryshon shumë pak nga burka (një copë e madhe e zezë që mbulon trupin dhe fytyrën). Niqabi im është veçanërisht konservativ, ka dy shtresa. Nëse e ul pak njërën, më duken sytë, nëse i ul të dyja, asnjë tipar nuk më duket dhe është e vështirë dhe për mua të shoh.Mund të shoh fytyra deri në një metër para meje, më larg, janë të gjithë të mjegullt.
Luftoj që të dëgjohem. Shpenzoj minuta të tëra duke folur me asistenten e shitjeve në TopShop, por ajo nuk më dëgjon. Kur e prek në shpatulla, ajo bën një shaka duke më thënë se nuk është milje larg, unë qesh dhe i përgjigjem shakasë por pa parë shprehjen time në fytyrë gjithë ky interaktivitet bie poshtë.
Pyes një vajzë adoleshente në dyqan se ku e kishte gjetur pulovrën e saj dhe ajo më përgjigjet se ja ka “vjedhur” mamasë së saj. Unë qesh por shoqet e saj po më shohin gjithë mëshirë dhe gati të neveritura.
E ndjej shpesh këtë shikim gjatë ditës, sidomos prej grave të reja. Lëviz nëpër Londër por e veshur me një Niqab kjo nuk është dhe aq e sigurtë. Pa mundur të kem një shikim të mirë, pengohem dhe dal dy herë para makinave. Nuk i shoh këmbët e mija, gjë që i bën shkallët elektrike të tmerrshme dhe nuk mundem të marr dot frymë lirisht. Coha përballë fytyrës time më pengon ajërin e freskët dhe më trazon stomakun.
Jam e tmerruar se për shumë Niqabi, është një objekt argëtimi.
Dy burra me kostume në qytet shpërthejnë nga të qeshurat. Por momenti më fyes ishte në një pica restorant ku ndaloj për të pirë dhe për të ngrënë diçka. Përpiqem ti ha nën niqab dhe kamarierja qëndron në një cep duke qeshur me gojë hapur teksa unë bëj këtë gjë.
Jam e vëzhguar nga kalimtarët dhe klientët dhe përpiqem të mos i shikoj më njerëzit. Incidenti më i madh ndodh kur përpiqem të kalojë rojet e sigurisë për të hyrë në Buckingham Palace me turistët. Kjo kalon mirë por nga ana tjetër një zonjë që flet shumë mirë anglisht duke më treguar me gisht, thotë me zë të lartë: “Je qesharake. Për atë zot, je qesharake!”
Ne jemi të rrethuar nga njerëz dhe unë kërkoj mbështetje me shikim por të gjithë heqin sytë. Jam e acaruar ndaj mënyrës së saj të paedukatë dhe shumë e stresuar. Nëse do të shikonte fytyrën time do të kuptonte se ndjehem e lodhur dhe e kërcënuar, në vend të kësaj është ajo që më sheh mua si kërcënim.
Objekt dyshimi
Drejtohem për në Stedham, një fshat në lindje të Sussex-it. Është vendi perfekt për të testuar Niqabin. Është duke rënë shi teksa unë eci nëpër fshat e mbuluar me të zeza. I vetmi vend për tu ulur është një pub që është padyshim jashtë diskutimit. Vazhdoj rrugën në mes të fshatit dhe shikoj se makinat në rrugë ngadalësojnë dhe më shikojnë. Një Volvo e vjetër gati u përplas me një pemë teksa shoferi shikonte gojë hapur. Gjej një kafe dhe dy kamarieret duken në gjëndje paniku kur më shohin. E mbledhin veten, më përshëndesin me ngrohtësi dhe më shërbejnë një kupë me çaj.
Por mirëseardhja ime ngrihet më pas kur një fotograf që kishte disa minuta që ecte pas meje, ja arrin të bëj disa fotografi të mijat në fshat.
Një furgon i verdhë kalon dhe pas pak minutash një burrë del që atje.
“Nga je ti?” më pyet. Dhe kur unë nuk i përgjigjem, ai thotë: “Ky është një fshat privat – nuk mund të rrish këtu.” Toni i tij është shumë agresiv.
Kur unë dal në rrugë për të ecur, njerëzit më fiksojnë me sy. Teksa eci për tek makina, një grua më përshëndet përzemërsisht dhe buzëqesh. Jam kaq e prekur nga ky gjest sa më del një lot. Nuk jam ndjerë kurrë objekt i kaq shumë urrejtjeje dhe dyshimi siç jam ndjerë këto dy ditët e fundit.
Unë nuk ndaj besimin e grave që veshin Niqab, por ama ndjej keqardhje për to. Nëse në botën myslymane vellot që mbulojnë gratë, përdoren për ti fshirë ato nga rrugët, sikur të mos ekzistonin, në rrugët e perëndimit ato kanë efektin e kundërt. Ato janë magnet për vëmendje, dhe shumica e kësaj vëmendjeje është negative. Ndjeva se veshja e niqabit më izoloi dhe më dehumanizoi. Për mendimin tim është një barierë për socializimin dhe integrimin dhe është kundër multikulturalizmit dhe humanizmit.
Niqabi është një mënyrë e gabuar për t’ju diktuar grave se çfarë duhet të veshin. Është seksiste dhe shtypëse. Ndërkohë që nuk duhet të ndalojmë, ne nuk duhet të luftojmë intolerancën me intolerancë.
Pas dy ditësh në niqab, e urrej ndjesinë mbytëse, sulmin e zakonshëm dhe shikimet e ngulura. Mezi pres ta heq dhe të zhytem e të zhdukem në turmë.
Burimi:thesundaytimes.co.uk