Më shumë se një vit ka kaluar nga vdekja e Rene Angelil, bashkëshortit të Celine Dion, pas një lufte të gjatë me kancerin. Ylli i muzikës ka përjashtuar çdo mundësi për të njohur persona të tjerë, pasi Angelil ishte burri i vetëm në jetën e saj dhe ‘ndihet ende e dashuruar me të’, por sipas sinjaleve që kemi marrë së fundmi, Dion mund të jetë në fillimet e një romance të re me balerinin spanjoll Pepe Munoz, 32 vjeç.
Celine dhe bukuroshi 17 vite më i ri mendohet të jenë njohur gjatë turit në saj nëpër Europë. “Ai e bën të ndihet e bukur, seksi dhe plot gjallëri,” është shprehur një burim i brendshëm për Radar Online. Dyshja është fotografuar në një shfaqje mode në Paris dhe në disa mbrëmje romantike bashkë.
“Nuk kam puthur asnjë burrë tjetër në jetën time,” ka treguar Celine për burrin me të cilin u martua në moshën 26-vjeçare, që ishte dhe menaxheri i saj. Por me shumë gjasa Pepe mund të jetë i përzgjedhuri fatlum i divës së muzikës dhe nënës së tre fëmijëve.
“Ajo nuk e kishte menduar kurrë të ndihej në këtë mënyrë pas vdekjes së Rene, por kërcimet e tyre në skenë zgjuan pasionin tek Celine, që tani për tani po përpiqet të kënaqet.”