Metropolitan

Pas operacionit në gji, Jessie J na përditëson me të rejat për shëndetin e saj

 

Pas operacionit në gji, Jessie J na përditëson me të rejat
Getty Images


Jessie J zbuloi se kanceri është “zhdukur plotësisht”. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram lajmin e mirë, ku u shpreh përmes një postimi se nuk ka më kancer dhe se mastektomia kishte shkuar shumë mirë.
 
Njëjtë, edhe operacioni i “rindërtimit të gjirit”. Jessie u shpreh se “thitha e saj është aty ku kishte qenë”.
 
Këngëtarja tregoi më herët gjatë këtij muaji se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme.

Në një video të publikuar më 3 qershor, ajo u shpreh:

“Dua të ndaj diçka me fansat e mi dhe me njerëzit që më duan. Jam kjo që jam, pasi gjithmonë kam ndarë çdo gjë që kam përjetuar. Para se të publikohej kënga ‘No Secrets’, u diagnostikova me kancer gjiri në fazë të hershme.”

Ajo e mori me sportivitet periudhën e rikuperimit, duke thënë se mund të shihte “Love Island” pa ndonjë ndjesi faji, të pushonte dhe të fliste me miqtë e saj. Nga ana tjetër, në një rrëfim të ndjeshëm, ajo tregoi se ndihet keq që gjatë periudhës së operacionit nuk ishte nëna që kishte qenë më parë, si dhe ekzistonte frika se kanceri mund të mos zhdukej i gjithi.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, 37-vjeçarja, tregoi foto dhe video nga qëndrimi i saj në spital, duke hapur zemrën për përvojën e kaluar.

Duke e përshkruar postimin si një rrëfim të “ulje-ngritjeve të sinqerta të 48 orëve të fundit,” Jessie falënderoi mjekun, kirurgun dhe “të gjitha infermieret që u kujdesën për të”. Aktualisht ajo po rikuperohet në shtëpi ndërsa pret rezultatet e analizave.

“Ky postim tregon disa nga momentet më të sinqerta, si të vështirat ashtu edhe të bukurat, të 48 orëve të fundit. Gjithmonë do të ndaj pjesët e mira dhe ato të vështira të çdo rruge që përshkoj. Jam mirënjohëse për mjekun/kirurgun tim dhe të gjitha infermierët që u kujdesën për mua, si dhe për familjen e miqtë që më vizituan. Tani jam në shtëpi, për të pushuar dhe për të pritur rezultatet Vazhdoj t’i përqafoj të gjithë ata që po kalojnë vështirësi tani. Do ia dalim të gjithë”, shkroi ajo në albumin e publikuar në Instagram, duke përcjellë shpresë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb