Moderatorja e Digitalb, Bora Zemani, u nda nga i dashuri i saj prej vitesh, Vin Veli fundvitin e shkuar. Çifti ka një fëmijë bashkë, një djalë tre vjeçar të quajtur Arbor.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Bora foli pa doreza për ndarjen dhe marrëdhënien me Vinin pas ndarjes. Për të, më me rëndësi është mirëqënia dhe lumturia e djalit. Ishte një vendim i të dyve, pas një viti të tërë me probleme në çift. “U lamë,” tha ajo. “As më la e as e lashë.”
“Për ne të dy ka qenë e rëndësishme të jemi prezentë në jetën e Arborit. Të dy prindërit janë shumë të rëndësishëm. Sigurisht nëna mund t’i plotësojë ca nevoja më shumë, por edhe figura e babait vlen. Kështu që kur të dojë Arbori të rrijë me Vinin, rri me Vinin. Kur të dojë të rrijë me mamin, rri me mamin. Ku të dojë Arbori.
Arbori është shumë i vogël dhe nuk e kupton që prindërit janë ndarë apo janë bashkë. Arbori po përjeton vetëm anën e mirë të ndarjes që e ka çdo gjë dyfish. Kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon tek lodrat një herë me mamin, një herë me babin, i blihen dy lodra gjithmonë, një nga mami, një nga babi.
Pas ndarjes së bujshme, pas një viti me probleme, marrëdhënia e saj me ish të dashurin është riparuar disi:
Ne takohemi bashkë prej çunit. Sigurisht, nuk jemi armiq me njëri-tjetrin, por megjithatë nuk dalim bashkë për të pirë kafe.”