
Megan Thee Stallion dhe Klay Thompson janë në një romancë! Çifti më i ri u shfaq në tapetin e kuq në gala-n e parë të fondacionit “Pete & Thomas”, që u zhvillua në New York të mërkurën, më 16 korrik.

Megan, 30 vjeç, kishte veshur një fustan të zi të gjatë dhe me një detaj të veçantë rripi asimetrik argjendi në pjesën e ijeve. Klay Thompson, 35 vjeç, kishte zgjedhur një kostum klasik bardhë e zi.
“Oh, jemi takuar dhe ishte një moment aq i ëmbël sa dukej si një film i vërtetë,” tha Megan për People. “Nuk do të tregoj si dhe kur, por ishte si film. Ai është personi më i mirë që kam njohur ndonjëherë në jetë”, u shpreh reperja entuziaste.
View this post on Instagram
Debutimi i çiftit në tapetin e kuq vjen vetëm një javë pasi reperja publikoi një foto në Instagram me yllin e Dallas Mavericks. Në postimin e publikuar më 9 korrik, fansat vunë menjëherë re praninë e sportistit në sfond. Mesa duket, Megan qenka e dashuruar dhe po, shohim potencial te ky çift!
View this post on Instagram