
Pak ditë më parë, Hailey Bieber u shtrua në spital pasi pësoi një urgjencë mjekësore. Në rrjete social, ajo zbuloi se kishte patur mpiksje shumë të vogël gjaku në tru. Vetëm tani që modelja gëzon shëndet të plotë, Justin mund të tregojë pak nga eksperienca e hidhur që je desh të kalonte me bashkëshorten.
"Eshtë çmenduri sesa papritur jeta mund të ndryshojë. Njeriu s'ka kontrroll në shumë gjëra. Shumë prej jush me siguri e kanë parë/mësuar lajmin rreth gruas sime. Ajo tani është mirë, është e fortë, por ishte shumë e frikshme. Ishte shumë e frikshme, por e di që Zoti është gjithmonë me të."- u shpreh Justin.
Burime pranë dyshes thonë se gjatë ditëve të para, këngëtari i kalonte netët pa gjumë i shqetësuar për shëndetin e Hailey-it.
Ndërkohë kjo e fundit, pas daljes nga spitali tregoi me pak fjalë çfarë ndodhi me shëndetin e saj. Hailey tha se mpiksja e gjakut shkaktoi mungesë oksigjeni në tru, por u shërua plotësisht brenda pak orësh, duke shtuar se ishte një nga momentet më të frikshme të jetës së saj.