
Chris Appleton, parukieri që kujdeset për flokët e Kim Kardashian, Ariana Grande-s, Dua Lipës etj., iu deshën 5 minuta për të realizuar këtë model flokësh të Dua Lipës. Mund të duket si ndonjë punë e madhe, por në fakt realizohet për punë minutash.

Hapi i parë: Ndani flokët në dy pjesë.

Hapi i dytë: Spruconi pak llak flokësh në pjesën e poshtme.

Hapi i tretë: Lidhini flokët gërshet. Të njëjtën gjë bëni edhe me pjesën tjetër.


Hapi i katërt: Kaloni pjastrën te gërshtetat për t’u dhënë formë.

Hapi i pestë: Lëshoni gërshetat.

Hapi i gjashtë: Merrni një tufë flokësh në pjesën e përparme dhe bëjini gërshetë.

Hapi i shtatë: Hapini pak fijet për t’i bërë gërshetat më të trasha.

Kaq ishte:
