
Sofia Vergara, e cila, ndonëse mund të duket e pabesueshme, është bionde natyrale, ndau një fotografi nga e kaluara në Instagram dhe duket krejtësisht ndryshe me flokë më të errët.
Në albumin me fotografi, aktorja shfaqet ulur përpara një pianoje, me flokë të zinj, e veshur me një fustan të gjelbër të ndezur, të lirshëm dhe me taka.
View this post on Instagram
Nuk dihet saktësisht se kur janë realizuar fotografitë, por në një intervistë të vitit 2024 për revistën People, ylli i serialit "Modern Family" zbuloi se është bionde natyrale dhe pranoi se lyerja e flokëve në kafe për të marrë role në fillimet e karrierës ishte “një sakrificë që ia vlejti”.
“Në fund të fundit, ishin vetëm flokë,” tha ajo. “Nuk është se po prisja gishtat.”
Pasi u shpërngul në Shtetet e Bashkuara nga Kolumbia, vendi i saj i origjinës, në fillim të të tridhjetave, Vergara tha se “pamja e saj nuk ishte ajo që Hollywood-i zakonisht e lidhte me gratë latine”.
“Ata prisnin një grua me flokë më të errët. Ishte e vështirë, sepse ishin pak të hutuar: ‘Kjo grua tingëllon si latine, por është bionde’,” shpjegoi ajo.

“Vendosa ta ndryshoja ngjyrën e flokëve në të errët dhe kështu fillova të punoja,” vazhdoi ajo, duke shtuar se kjo “i ndryshoi jetën, sepse u punësua në serialin 'Modern Family', ku punoi për 11 vite”.
Pas sezonit të tretë të serialit shumë të suksesshëm, ajo filloi t’i lyente flokët sërish në bionde “pak nga pak, dhe gjithçka shkoi mirë”, tha ajo.

Vergara ka folur ndër vite për flokët e saj, duke i thënë revistës Fashion se “nuk ka pasur kurrë flokë shumë të shkurtër”, sepse “nuk mendon se do t’i shkonin”, megjithëse pranon se “do të ishte argëtuese ta provonte”. Ajo shtoi gjithashtu se “prerja e ballukeve është gjithmonë diçka për të cilën pendohet.”

Ajo ka treguar gjithashtu se frymëzimi i saj për flokët është Sophia Loren: “ajo kishte flokët më glamurozë”, shpjegoi Vergara, dhe se kur ishte fëmijë, flokët e saj bionde zbardheshin edhe më shumë nga jeta pranë detit. Edhe pse tha se është “e zonja në grimin e fytyrës”, kur bëhet fjalë për flokët, “ia lë profesionistëve”, pranoi ajo.