Shfaqet më në fund videoklipi i këngëtares Tuna, “Pardon”. Klipi është publikuar ditën e sotme në kanalin e këngëtares në YouTube. Ndryshe nga ç’ishte menduar, referuar fotografive nga xhirimet të postuara në Instagram, kjo këngë nuk është një bashkëpunim i saj me të dashurin Cozman.
Kënga ka nota të theksuara Hip-Hopi dhe Tuna shfaqet duke kërcyer me një grup balerinash në ambjentet e një porti me një look provokues. Për më tëpër ndiqni videon: