
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u ndanë çmimet e Panairit të Librit për vitin 2025, duke vlerësuar autorë, përkthyes dhe studiues.
Çmimi Autori më i mirë i vitit – Artan Fuga me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”.
Romani është botuar nga shtëpia botuese “Papirus” dhe subjekti ndërthur mitin e zanafillës dhe kohën e sotme, me zhvillimet e teknologjisë që po ndodhin në epokën ku jetojmë.

Çmimi për Përkthimin më të mirë – Virgjil Muçi me “Xhejmsi” nga Percival Everett.
Romani ka fotuar çmimin Pulitzer 2025 dhe është botuar nga “Dituria”. Në të, tregohet historia e Amerikës, me dhunën dhe huliganinë që kanë përjetuar banorët e saj. Nga ana tjetër, Virgjili e ka përkthyer me mjeshtëri dhe zhdërvjellësinë e gjuhës sonë amtare.

Çmimi për Përkthimin më të lirë letrar nga gjuha frënge në shqip – Urim Nerguti për përkthimin e “Hyjria” nga Kamel Daoud.
Romani ka fituar çmimin Goncourt 2024 dhe është botuar në shqip nga “Buzuku”.

Çmimi për Autori i librit më të mirë studimor – Ali Xhiku për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”.
Në këtë vepër gjeni analizë të teksteve historike të letërsisë shqipe. Çmimi u mor nga botuesi i veprës, z. Bujar Hudhri.

Çmimi për Autori i librit më të mirë për fëmijë – Valbona Banka për romanin “Aria, në dorën time”.
Vepra vjen si një rrëfim i këndshëm dhe i rrjedhshëm për fëmijët, duke vendosur mbi të gjitha, shenjime mbi identitetin e vendit dhe gjuhës shqipe.
