Letra 1
E dashur Anabel, Do e filloj historin time duke thene qe pamja jashtme eshte shume me e rendesishme se shpirti... Lere cfare thone cunat,i kane vetem fjal te bukura te cilat i kan degjuar diku dhe shprehen se i rendesishem eshte njeriu.. Gjepura!!! Ja historit e mia: Jemi 4 motra , te treja jane si yje ..une per te prishur syrin e keq, sa her me kane propozuar me cuna kane pelqyer motrat dhe "vjerrat" kane thene: po qe per te voglen e marim...por kjo na vjen keq... e nejse histori te tilla kam dhjetra... Sa here kam dal ne takim me ndonje per ta njohur mka them mvjen keq por per arsyje te ndryshme nuk vazhdoj dot me tej.... Me kane lene aq shume here ...me kan hedhur si pleher.... Ne pune akoma me keq me kan zevendesuar tek plakat dhe jam zevendesuar brenda muajit nga gocat e bukura... Tani mqse nuk kemi vella dhe motrat te gjitha jan martuar e me femije...une kujdesem vetem per prinderit... Jam vajza e dyta nga te katerta...vetem 28vjec... Jeta ime nuk ka zgjidhje....
Ska gje nese nuk e poston...thjesht e shprehaa njeher....
Letra 2
M.mbrema te gjitheve..un jam nje vajze qe kam problem ne pamje ne fizik se ne fytyre jam (ctju thomi ylll..ja fol zh jam a sjam..)..jam nje cup e shendetshme..per kte problem,me esht privu e drejta per tu bere imazhi nje agjensie kozmetike..me pelqen shum televizioni por te gjith shohin shendetin..fjalet e njerezve dikur ne nje periudhe gati me futen ne depresion por flm familjes qe me kane ndejt afer..un kam humb shum mundesi punesimi per shendetin tim por jam ne perfundim te studimeve dhe jam e sigurt qe me vendosmerine qe kam jam e sigurt qe do arrij te jem dikushi dhe pa pasur nevoje per "te perdorur" trupin..I mar me mend komentet tuaja por dua tju them vetem dicka..ne jemi te lumtur me trupin tone na lini mo njerez rehat me paragjykimet tuaja se spo ju ham buken..mbremje te kendshme.. p.s zh perqapuqje per ty dhe amon shif mos kam bo ndonje gabim ne drejtshkrim se kemi sh mesues gjuhe letersie ktu.
Letra 3
Mirembrema Anabel, dhe ju lexues. Ndoshta per vete faktin se e gjej veten te kjo teme, po iu shkruaj sonte. Historite e sotme mund te konsiderohen "budallalleqe" nga nje pjese e madhe e komentuesve, por me besoni qe pamja e jashtme eshte nje hall me vete, keq ta kesh e keq mos ta kesh. Jam nje vajze rreth te 20, qe e vuaj shume pamjen qe kam. Nuk dua te flas me super-relata per veten, thjesht po them qe jam shume e kendshme per syrin (Anabeli e verteton kte gje duke pare fotot e mia 😜😜😜). Pikerisht ketu nisin dhe problemet e mia. E kam te pamundur te krijoj nje lidhje, ose me sakte nje mashkull te krijoje nje lidhje me mua. Tani jemi ne moshen qe bejme njohje, takime, pse jo dhe lidhemi me dike qe ia vlen. Meshkujt me shohin thjesht si nje objekt per plotesimin e nevojave te tyre, duan thjesht seks, jo lidhje, paçka se une jam e paprekur nuk ma beson njeri. Dhe e gjitha kjo prej pamjes, prej formave t beshme, prej faktit se une zgjedh ta mbaj dhe te tregoj kujdes per veten. Anabel, nuk di cte them por kjo situate eshte shume deshperuese. Te te vleresojne sa per nje here, te te trajtojne keq dhe te mbajne disa femra me nam ne pellembe te dores, kjo nuk eshte e drejte. Pervec pamjes q na ka falur zoti, ne kemi dhe cilesi te tjera qe kane me shume rendesi. Une kam dhe nje shpirt, dhe nje zemer qe dua te me vleresohet. Kam dhe ndjenja qe dua qe te mi kuptojne, kam dhe mendime qe dua t'ia shpreh dikujt, dhe deshira qe dua ti ndaj me dike qe te jete vetem i imi. Nuk dua disa ore qejfi, dua dicka stabel, per shkak te pamjes me marrin dhe si vajze te lehte. "Ohuu ti e ke mendjen te lyhesh e te dalesh, sa ne terezi qe e ke moj vajze" - me thone te njohurit. Se une zgjedh ta mbaj veten me aq sa kam mundesi, ose te dal sa per te hequr mendjen, kjo sdomethene qe e kam ne terezi. Pra Anabel, me mire mos ta kisha pamjen sesa ta kisha, ndoshta atehere do iu binte mendja te me vleresonin dhe cilesite e tjera. Shume prej jush mund te tallen, disa do me kuptojne shume mire sepse eshte stres me vete. Te falenderoj nqs zgjedh ta publikosh, dhe une si turma, po te them anonim te lutem 😜 mbremje te kendshme
Letra 4
Pershendetjee anabelista Me ka gjetur halli mua te shkretes Ka ca kohe qe u martova un , po ca I bera vetes do te thuash ti ? E moj vet e kerkova e di. Nuk esht se jam ndonje yll moj , nuk futem as tek te bukurat as tek the shemtuarat , po burrit tim I dukem shum e mir , e pikuar nga qielli , ma hoqi trurin. Nuk me le te vesh nje fustan te shkurter se m thot te duken shalet e gjata . Nuk me la as te mbaroja shkollen se kish merak se me shikonin cunat e mos verboheshin . Tani me e fundit dhe te familja mezi me le me 100 llafe , le tek te afermit qe sbehet fjal . Ma hoqi trurin Anabel. Ps : Te isha ndonje e bukur shum po ja beja hallall po sjam ndonje gje per te ngelur merak. Ju pershendes te gjitheve nqs e poston
Letra 5
Mirembrema Anabel une jam nje djale qe kam probleme me pamjen time, e di pse? Sepse sa her provoj te bej ndonje vajze per vete, asnje sme beson. Te gjitha me thone, qe une jam shum i bukur dhe mua don te me ket cdo vajze. Jam lidhur shum here, dhe ne cdo lidhje, asnje vajze nk e kam tradhetuar. Por asnjera sme ka besuar. Po e vuaj shum kte gje. Ok mund te kem prane vetes cdo vajze qe dua, por jo per nje kohe te gjate, ato thjesht me duan, per disa kohe, dhe pastaj mendojne se une i tradhetoj, dhe vetem qajn derisa ndahemi pastaj. Anabel te lutem publikoje anonim te lutem
Letra 6
Persh. Anabell rofsh qe na ve keto TEMA . JAM nje goce -JAM me nje nishan kogja te MADH -Pra e shemtuar:( ika jashte shtetit te mjekohesha po nuk PATA sukses:( e tani PUNA e burrave -AMAN moj pse JO te gjithe po shumica e burrave shofin VETEM bukurine e fytyres -po te Tjerat gjera qe ka NJERIU pse nuk i shofin??? Kam vuajtur SHUME gjate gjithe jetes, E SIDOMOS KUR KISHA TAKIME ME CUNA -qe si Justifikim perdornin keto FJALE : "DO ngelem shoku jot me i Mire , per ca te DUASH e halle te kesh DO flasim ''
,,,, SHUME FLM nese e poston
Letra 7
Mirembrema Anabel! Nuk e di nese do ta postoni apo jo kete leter, pasi besoj do te jene te shumta letrat qe ju vijne. Zgjithesesi zgjedhja eshte e juaja, edhe nese nuk e postoni fakti qe dikush do ta lexoje do me duket sikur e keni postuar. E kam dhe une nje problem me pamjen, por ndryshe nga te tjeret une nuk do te ndalem te pjesa jam apo sjam e bukur. Problemi im qendron se jam 25 vjece dhe tregoj shume e vogel, te gjithe me thone maksimuni 17, edhe pse me raste perpiqem tetrukohem.ndoshta me shume sec duhet, asgje.nuk ndryshon. Do te pyesin te gjithe, e Kush eshte problemi??? Deri pak kohe me pare, kur isha studente nuk perbente ndonje problem madje ndihesha shume krenare, por sot nderkohe qe perpiqem te gjeje nje pune shohe qe perben nje shqetesim per mua. Teksa shkoj ne intervista Pune, kur me shohin nuk me vleresojne per ate cka une di apo cmund te bej por ndalen thjeshte te pamja ime shume feminore, te pakten kshu e percaktojne. Kohet e fundit, si pasoj e faktit qe nuk kam mundur te gjej nje Pune, jam angazhuar ne dia Pune vullnetare, te pakten aty me jepet mundesia te shprehe aftesit e mia, por problemi ende egziston nuk besojn tek mua dhe iu duket e pabesueshme per ate cka une bej dhe qe kryej te gjitha detyrat qe me caktohen Ndoshta u zgjata shume, nuk e di sa te tjere mund te kete me kete problem por PO mendoj seriozishte te krijoj nje grup per personat qe diskriminohen per pamjen e tyre.. Bej shaka me kete pjese. Per te mos iu prishur traditen e letrave ne Anabel do te kisha deshire te ngelesha edhe une anonim. Faleminderit!
Letra 8
Pershendetje te gjithve Disa persona kan problem sepse Jan shume te shendosh ,por une kam te kunderten jam sh nen peshe .. Kjo gje me ka penguar shum ne nje lidhje me nje person qe kam dashur shum ,por ka gjithmon nje por ai ishte me trup mesatar dhe nuk mund te vazhdonim dot lidhjen sepse nuk shkonim fare me njeri tjetrin dhe shpesh kur dilim gjith njerzit na shifin e qeshin Kjo gje shkaktoi dhe ndarjen tone. PS(Nqs dini ndonje menyre per te shendoshur mund te ma thoni ,pervec se te hash se kte gje e bej po nuk me jep rezultate ,a se harrova nga fytyra jam shum mir nuk kam asnje problem thjesht trupi ma prish Naten e mire