Metropolitan

Pamela Anderson flet për fotot virale ku u shfaq pa grim

Pamela Anderson flet për fotot virale ku u shfaq pa grim

Java e Modës në Paris do të thotë shkëlqim, luks, fustane elegante dhe make up që bie në sy! Kjo mund të jetë një formulë klasike protagonizmi për shumë të famshëm, por jo për Pamela Anderson, që trondi botën kur u shfaq në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës krejtësisht pa grim. U desh pak kohë që mediat të mësoheshin me pamjen “ujë dhe sapun” të ish-yllit të Baywatch, por Anderson sapo zbuloi se të bëhej virale nuk ishte qëllim në vetvete.

“Unë rri pa grim në shtëpi, kështu që pse jo për Javën e Modës në Paris?” tha ajo gjatë një interviste për “People”. “Vërtet nuk e dija se dikush do e vinte re këtë detaj, por më vjen mirë që dhashë një mesazh pozitiv”.

Pamela Anderson flet për fotot virale ku u shfaq pa grim

Pamela shtoi se shfaqja pa grim shkon paralelisht me qëndrimin e saj ndaj plakjes. “Unë e quaj procesin jetë, jo plakje. Ndjekja e rinisë është e kotë. Gjithçka që mund të bëjmë është të përqafojmë atë që jemi për momentin dhe të qëndrojmë fort në këmbët tona. Thjesht dua të ndihem rehat në lëkurën time," tha ajo.

Nuk dihet nëse ajo do vazhdojë të dalë sërish pa grim në shfaqje dhe evente të mëdha, por Pamela thotë se kurrë nuk i dihet. "Unë nuk jam kundër make up-it, thjesht nuk dua të jem pjesë e lojës dhe e kësaj industrie," shpjegoi ajo.

Për momentin, prioritet absolut në jetën e Pamela Anderson është të qenit një nënë e mirë për fëmijët e saj, Brandon dhe Dylan, të cilët kanë ardhur nga martesa me ish-bashkëshortin, Tommy Lee.

Burimi: Instyle

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Pamela Anderson talks about the viral photos where she appeared without makeup

Pamela Anderson flet për fotot virale ku u shfaq pa grim

Paris Fashion Week means glamour, luxury, elegant dresses and eye-catching make-up! This may be a classic formula of stardom for many celebrities, but not for Pamela Anderson, who shocked the world when she appeared at one of the most important fashion events completely without makeup. It took a while for the media to get used to the former Baywatch star's "soap and water" look, but Anderson soon revealed that going viral wasn't an end in itself.

"I stay without makeup at home, so why not for Paris Fashion Week?" she said during an interview for "People". "I really didn't know that anyone would notice this detail, but I'm glad I gave a positive message."

Pamela Anderson flet për fotot virale ku u shfaq pa grim

Pamela added that appearing without makeup goes hand in hand with her attitude towards aging. "I call the process life, not aging. Chasing youth is futile. All we can do is embrace who we are at the moment and stand firmly on our feet. I just want to be comfortable in my own skin," she said.

It is not known if she will continue to go without makeup again at shows and big events, but Pamela says she never knows. "I'm not against make up, I just don't want to be part of the game and this industry," she explained.

At the moment, the absolute priority in Pamela Anderson's life is being a good mother to her children, Brandon and Dylan, who came from marriage with ex-husband Tommy Lee.

Source: Instyle