Gjë tjetër është të përdorësh photoshop për të perfeksionuar ndonjë foto jo edhe aq perfekte, po Kris Jenner në foton e saj të fundit, më shumë sesa një qenie njerëzore ngjan me një statujë dylli.
Fotoja e famshme e publikuar në Instagramin e saj me qëllimin promovimin e një çaji për dobësim, ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të menaxheres së klanit Kardashian-Jenner, për shkak të një deformimi të pazakontë në sfod.
Jenner ka tentuar të hollojë krahun dhe mesin, siç duket duke harruar se në Instagram ka 18 milion piranja më pritje për ta kapur në gabim. 61-vjeçarja ka fshirë çdo shenjë moshe duke edituar në maksimum lëkurën e fytyrës dhe trupit, detaje që sigurisht ia kanë vënë në dukje të gjithë.
Por fotoja vazhdon të jetë në Instagramin e Kris dhe duke njohur mirë aftësitë e saj në marketing, s’do habiteshim sikur të ishte një tjetër strategji për të fituar më shumë para. Fundja e gjithë vëmendja ra tek ajo dhe çaji i saj çudibërës.
Burimi: Cosmopolitan