Metropolitan

Padia për Apple: Miliona përdorues të iPhone mund të dëmshpërblehen

Padia për Apple: Miliona përdorues të iPhone mund të

Miliona përdorues të iPhone mund të kenë të drejtë për të marrë pagesa, pas publikimit të një pretendimi ligjor që akuzon Apple se ka ngadalësuar në fshehtësi performancën e telefonave të vjetër.

Justin Gutmann, një ekspert i mbrojtjes së konsumatorit, pretendon se kompania i mashtronte përdoruesit se do të përmirësonte performancën, por në fakt, i ngadalësonte telefonat. Ai kërkon dëmshpërblim prej afro 945 milionë dollarë për deri në 25 milionë përdorues të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple thotë se "asnjëherë" nuk e ka ngadalësuar qëllimisht performancën e produkteve.

Gutmann thotë se Apple prezantoi opsionin e menaxhimit të baterisë së telefonit në janar të vitit 2017 të vendosur në përditësimin e softuerit. Ai thekson se informacioni në lidhje me këtë opsion të ri nuk ishte vendosur në përshkrimin e përditësimit të softuerit dhe kompania nuk arriti të sqaronte se pse pajisjet po ngadalësoheshin.

“Në vend që të bënte gjënë e ndershme dhe ligjore për klientët e tyre dhe të ofronte një zëvendësim, shërbim riparimi ose kompensim falas, Apple mashtroi njerëzit duke vendosur një opsion në përditësimet e softuerit i cili ngadalësoi pajisjet deri në 58%.”

Modelet që thuhet se janë prekur janë: iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.

Kritikët thonë se përditësimi i shtyu njerëzit të blinin pajisje më të reja pasi telefonat e tyre të vjetër u ngadalësuan.

Firmat e teknologjisë thonë se këto përditësime janë thelbësore për t'i mbajtur pajisjet e sigurta dhe për të punuar në maksimumin e tyre. Në një deklaratë, Apple tha: "Ne kurrë nuk kemi bërë dhe nuk do të bënim kurrë asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple, ose për të dëmtuar përvojën e përdoruesit.”

REELS

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Apple Lawsuit: Millions of iPhone users could be sued

Padia për Apple: Miliona përdorues të iPhone mund të

Millions of iPhone users may be eligible to receive payments, following the publication of a legal claim accusing Apple of secretly slowing down the performance of older phones.

Justin Gutmann, a consumer protection expert, claims the company tricked users into thinking it would improve performance, but in fact, slowed down phones. He is seeking nearly $ 945 million in damages for up to 25 million iPhone users in the UK.

Apple says it "never" intentionally slowed down product performance.

Gutmann says Apple introduced the phone battery management option in January 2017 set in the software update. He points out that information about this new option was not included in the description of the software update and the company failed to explain why the devices were slowing down.

"Instead of doing the honest and legal thing for their customers and offering a replacement, repair service or free compensation, Apple deceived people by putting an option in software updates which slowed down devices by up to 58%."

The models that are said to be affected are: iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus and iPhone X.

Critics say the update pushed people to buy newer devices as their old phones slowed down.

Technology firms say these updates are essential to keeping devices safe and working at their maximum. In a statement, Apple said: "We have never done and will never do anything to intentionally shorten the life of any Apple product, or to harm the user experience."