Metropolitan

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë “Aktorja më e Mirë”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Mund të themi se këtë vit, ceremonia e Oscars ka plot surpriza. Filma tejet interesantë, kaste aktorësh që nuk lënë vend për kritika, debutime të reja, zhanerë e tematika të larmishme; gjithçka në nominimet e Oscars (të cilat mund t’i lexoni këtu). Gjithsesi, shumë interes na ngjall pikërisht kategoria e Aktores më të Mirë dhe më lejoni ta them se gara është shumë e ngushtë. Kemi një nominim për Demi Moore, e cila ka një rol shumë të vështirë dhe tronditës në “The Substance”, si dhe 25-vjeçaren Mikey Madison në rolin e Anora-s në filmin me të njëjtin titull.

Më poshtë, Anabel ju bën një analizë të shkurtër të aktoreve të nominuara në një prej çmimeve më të mira të kinemasë, si dhe një parashikim se kush mundet ta fitojë trofeun.

Nisim me Demi Moore në rolin e Elisabeth Sparkle në “The Substance”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Demi Moore luan rolin e Elisabeth Sparkle, një yll në rënie, e cila për shkak të moshës pushohet nga puna në emisionin e saj të aerobisë. Kështu, e dëshpëruar dhe me dëshirën e madhe për të qenë sërish në krye, ajo gjen një ilaç që i sjell “versionin më të mirë të vetes”, por sigurisht, çdo dëshirë kaq e madhe që realizohet, e ka një çmim, zakonisht, tejet të lartë.

Demi Moore, për rikthimin e saj në një rol të vështirë, ku luan me të gjithë fuqinë dhe gjestikualcionet e saj, është një pretendente e mirë për të fituar Oscar, nisur edhe nga karriera e saj e gjatë në kinema, por rishtazi (referuar edhe kritikave dhe përshtypjeve të adhuruesve të kinemasë), reputacioni i saj mund të jetë lëkundur pikërisht nga Mikey Madison.

Mikey Madison në rolin e Ani/Anora në filmin “Anora”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Madison është një prej aktoreve më të reja në nominimet për Oscar. Vetëm 25 vjeç, ajo fitoi çmimin “Indipendet Spirit”, si dhe një “Bafta”, si dhe një nominim për Oscar në kategorinë e "Aktores më të Mirë". Madison luan rolin e Anora-s, por të gjithë e thërrasin Ani dhe është një punonjëse seksi në një club të famshëm. Ajo njihet me djalin e një oligarku rus, i cili përpos se do të bëjë vetëm qejf, është jashtëzakonisht i papjekur dhe i papërgjegjshëm.

Duke qenë se Madison e zotëron shumë mirë rolin e saj dhe është e dinamika e filmit, aktrimit të saj të patëmetë, duke marrë parasysh se është edhe një aktore jo shumë e njohur, gjasat që ta fitojë çmimin Oscar mbeten të larta, pasi është risi në kinema dhe një aktore interesante që ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve.

Fernanda Torres në rolin e Eunice Paiva në filmin “I’m Still Here”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Fernanda Torres ka shumë për të treguar dhe le të themi se e ka bërë shumë krenare Amerikën Latine, pasi ka fituar çmimin si "Aktorja më e Mirë" në Kanë për “Love Me Forever or Never” (1986), si dhe "Aktorja më e Mirë" në një film dramë në “Golden Globes”. Ajo ka një rol fantastik në “I’m Still Here”, ku portretizon Eunice Paiva-n, aktiviste që përballet me sfidën e madhe të zhdukjes së bashkëshortit të saj, politikani i shquar dhe disident, Rubens Paiva. Filmi bazohet në kujtimet e Marcelo-s, djalit të tyre.

Megjithëse filmi është një prurje e mirë, sërish gjasat që Torres të fitojë nuk janë shumë të larta, duke marrë parasysh nominimet e filmit në kategori të ndryshme, si dhe duke e krahasuar me prodhimet e tjera kinematografike. Sigurisht, ky është një parashikim dhe surprizat mund të ndodhin gjithnjë.

Cynthia Erivo në rolin e Elphaba Thropp në filmin “Wicked”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Erivo është një prej aktoreve më të përmendura këtë vit, pasi edhe është nominuar në thuajse çdo garë dhe ka qenë prezente në çdo festival filmi (duke qarë me Ariana Grande-n). Ajo ka fituar një “Daytime Emmy”, si dhe ka marrë 2 nominime në “Bafta”, 4 në “Golden Globes” dhe 4 të tjerë në “SAG Awards”.

Erivo luan rolin e Elphaba, një grua e cila ka lëkurë të gjelbër dhe të gjithë e përbuzin dhe s’e afrojnë, duke e paragjykuar kështu për pamjen e saj. Ajo është e destinuar të jetë “Shtriga e Ligë e Perëndimit” në Oz, para se të vijë Dorothy. Por, duhet thënë që Oscars nuk janë si çdo garë tjetër! Në këtë rast, kritikat nuk e konsiderojnë fituese Erivo-n dhe me thënë të drejtën, gjasat janë të ulëta.

Karla Sofía Gascón në rolin e Emilia-s në filmin “Emilia Pérez”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Gascón fitoi çmimin për "Aktoren më të Mirë" në Kanë, triumfoi në çmimet “European Film” si "Aktorja më e Mirë", si dhe është aktorja e parë transgjinore që nominohet në çmimet Oscar, në kategorinë e "Aktores më të Mirë". Ajo është nominuar gjithashtu në “Bafta” dhe në “Golden Globes” në kategoritë simotra. Të jem e sinqertë, është pretendentja kryesore për të triumfuar, pasi luan në mënyrë spektakolare në një film që rrëfen historinë e pabesueshme të një bosi të një karteli droge, i cili shtiret i vdekur për t’iu nënshtruar operacioneve që të bëhet grua.

“Emilia Pérez” është padiskutim filmi më i përfolur dhe fama e tij erdhi që nga Festivali i Filmit në Kanë. Mbetet një ndër filmat më të fuqishëm për momentin dhe më të vlerësuar (bashkë me “The Brutalist” dhe “Anora”). Gascón është një aktore shumë e arrirë, për më tepër, është momenti i duhur që Oscar të vlerësojë edhe aktorët transgjinorë, ndaj është kandidate kryesore.

Cilën aktore parashikon si fituese Anabel?

Mes “Anora” dhe “Emilia Pérez”, mendoj se ka më shumë gjasa të fitojë Karla Sofía Gascón. Filmi rrëfen një histori befasuese, kaloi sprovat e kritikëve dhe të komenteve negative, veçanërisht nga komuniteti LGBT në Meksikë, si dhe ka arritur të mbetet në mendjen e njerëzve.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Oscars 2025: Anabel's prediction for the winner of the "Best Actress" category

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

We can say that this year, the Oscar ceremony is full of surprises. Extremely interesting films, casts of actors that leave no room for criticism, new debuts, diverse genres and themes; all in the Oscar nominations (which you can read here ). However, the category of Best Actress arouses a lot of interest and let me say that the competition is very close. We have a nomination for Demi Moore, who has a very difficult and shocking role in “The Substance”, as well as 25-year-old Mikey Madison in the role of Anora in the film of the same title.

Below, Anabel gives you a brief analysis of the actresses nominated for one of the best cinema awards, as well as a prediction of who could win the trophy.

Let's start with Demi Moore in the role of Elisabeth Sparkle in "The Substance"

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Demi Moore plays Elisabeth Sparkle, a falling star who is fired from her aerobics show due to her age. So, desperate and desperate to be on top again, she finds a drug that brings her "the best version of herself," but of course, any wish so great that comes true comes at a price, usually very high.

Demi Moore, for her return to a difficult role, where she plays with all her power and gestures, is a good contender to win an Oscar, given her long career in cinema, but recently (referring to the criticism and impressions of cinema fans), her reputation may have been shaken precisely by Mikey Madison.

Mikey Madison as Ani/Anora in the movie "Anora"

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Madison is one of the youngest actresses to be nominated for an Oscar. At just 25, she won an Independent Spirit Award, a Bafta, and an Oscar nomination for Best Actress. Madison plays Anora, but everyone calls her Ani, and she is a sex worker at a famous club. She meets the son of a Russian oligarch, who, in addition to being a fun-loving person, is extremely immature and irresponsible.

Given that Anora masters her role very well and is the dynamic of the film, her impeccable acting, considering that she is also a not very well-known actress, the chances of her winning the Oscar remain high, as she is a novelty in cinema and an interesting actress who has aroused everyone's curiosity.

Fernanda Torres as Eunice Paiva in the movie "I'm Still Here"

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Fernanda Torres ka shumë për të treguar dhe le të themi se e ka bërë shumë krenare Amerikën Latine, pasi ka fituar çmimin si Aktorja më e Mirë në Kanë për “Love Me Forever or Never” (1986), si dhe Aktorja më e Mirë në një film dramë në “Golden Globes”. Ajo ka një rol fantastik në “I’m Still Here”, ku portretizon Eunice Paiva-n, aktiviste që përballet me sfidën e madhe të zhdukjes së bashkëshortit të saj, politikani i shquar dhe disident, Rubens Paiva. Filmi bazohet në kujtimet e Marcelo-s, djalit të tyre.

Megjithëse filmi është një prurje e mirë, sërish gjasat që Torres të fitojë nuk janë shumë të larta, duke marrë parasysh nominimet e filmit në kategori të ndryshme, si dhe duke e krahasuar me prodhimet e tjera kinematografike. Sigurisht, ky është një parashikim dhe surprizat mund të ndodhin gjithnjë.

Cynthia Erivo në rolin e Elphaba Thropp në filmin “Wicked”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Erivo është një prej aktoreve më të përmendura këtë vit, pasi edhe është nominuar në thuajse çdo garë dhe ka qenë prezente në çdo festival filmi (duke qarë me Ariana Grande-n). Ajo ka fituar një “Daytime Emmy”, si dhe ka marrë 2 nominime në “Bafta”, 4 në “Golden Globes” dhe 4 të tjerë në “SAG Awards”.

Erivo luan rolin e Elphaba, një grua e cila ka lëkurë të gjelbër dhe të gjithë e përbuzin dhe s’e afrojnë, duke e paragjykuar kështu për pamjen e saj. Ajo është e destinuar të jetë “Shtriga e Ligë e Perëndimit” në Oz, para se të vijë Dorothy. Por, duhet thënë që Oscars nuk janë si çdo garë tjetër! Në këtë rast, kritikat nuk e konsiderojnë fituese Erivo-n dhe me thënë të drejtën, gjasat janë të ulëta.

Karla Sofía Gascón në rolin e Jacques Audiard në filmin “Emilia Pérez”

Oscars 2025: Parashikimi i Anabel për fituesen e kategorisë

Gascón fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë në “Kanë”, triumfoi në çmimet “European Film” si Aktorja më e Mirë, si dhe është aktorja e parë transgjinore që nominohet në çmimet Oscar, në kategorinë e Aktores më të Mirë. Ajo është nominuar gjithashtu në “Bafta” dhe në “Golden Globes” në kategoritë simotra. Me thënë të drejtën, është pretendentja kryesore për të triumfuar, pasi luan në mënyrë spektakolare në një film që rrëfen historinë e pabesueshme të një bosi të një karteli droge, i cili shtiret i vdekur për t’ju nënshtruar operacioneve që të bëhet grua.

“Emilia Pérez” është padiskutim filmi më i përfolur dhe fama e tij erdhi që nga Festivali i Filmit në Kanë. Mbetet një ndër filmat më të fuqishëm për momentin dhe më të vlerësuar (bashkë me “The Brutalist” dhe “Anora”). Gascón është një aktore shumë e arrirë, për më tepër, është momenti i duhur që Oscar të vlerësojë edhe aktorët transgjinorë, ndaj është kandidate kryesore.

Cilën aktore parashikon Anabel?