
Orinda Huta, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka folur ndër të tjera për humbjen e të atit dhe mungesën e madhe që ai la në jetën e saj, duke theksuar se ai ka dhënë shumë energji pozitive dhe shtylla e familjes.
“Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Është përpjekur gjithmonë të na japë pozitivitet, punë dhe mirënjohje. Nuk kam asgjë tjetër për t’i thënë, veçse se e dua shumë”, u shpreh Orinda, dukshëm e prekur.
Ajo shtoi edhe se do të donte shumë të kishte më shumë çaste me familjarët, të dokumentuara në foto:
“Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur na duhen këto momente, nuk i kemi”.
Ajo gjithashtu tha se kujtimet me të atin e ndjerë mbeten një nga thesaret më të çmuara në jetën e saj dhe dha mesazhin se duhet vlerësuar koha dhe çdo moment me familjen.
Në korrik të këtij viti, Orinda humbi të atin dhe lajmin e trishtë e bëri me dije në Instagram, duke publikuar një foto me të atin: “Kërcimi ynë i fundit babo,” shkroi ajo, krahas fotove me të atin.
Në një tjetër postim, këngëtarja ndau detajet e funeralit, teksa mes reshtave shtoi se i ati ka qenë një bekim për të.
“Ne kemi qenë të bukuar nga prezenca e tij në jetë dhe do të mbesë gjithmonë në kujtimet tona!”, u shpreh ajo.



