
Tayna, e ftuar në "The Dalina Show", në Andale Media, ka diskutuar në thellësi për ndryshimin gati drastik të muzikës së saj. Nga zërat më të njohur dhe të pëlqyer të hiphop-it shqip, deri te muzika house dhe afrobeats këto 2-3 vitet e fundit, Tayna shpjegon se çfarë e shtyu të bëjë këtë transformim:
"Nuk kemi më çfarë të themi. Njerëzit kanë nevojë për emocion tani. Nuk ka nevojë askush më të të dëgjojë ty duke lavdëruar veten dhe duke treguar sa makina ke. Ka qenë 'cool' në adoleshencë, kur je dhe më hiperaktiv, por madje pashë që është hera e parë në histori që nuk ka më këngë hiphop në Billboard 100."
Më tej, ajo dha dhe mendimin e saj për arsyen e ekzistencës së këtij fenomeni:
"Mendoj që njerëzit kanë qenë më sipërfaqësorë. Kanë menduar që paraja të bën të lumtur, shumë femra të japin vlerë, nuk është më ajo energji tani. Tani është energjia transformative, të gjesh veten, se hiphop-i nuk po funksionon më."
Intervista e plotë: