Paris Hilton u nda nga Chris Zylka, Robert De Niro u divorcua, Mimoza Shkodra u nda nga Seldi, Ariana Grande u nda nga Pete Davidson. Bella dhe The Weeknd ama, po fejohen. Ose të paktën e kanë në plan.
Gjashtë muajt e shkuar, Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer bashkë, s’kanë lënë gjë pa postuar për njëri-tjetrin në Instagram dhe janë shpërngulur në të njëjtin apartament në Tribeca. Dhe s’mjafton kaq.
Sipas Us Weekly, The Weeknd është gati të propozojë me një unazë të madhe sa vetë dashuria që ka për Bella-n. Raportohet se “një propozim është në horizont. Bella dhe The Weeknd janë tmerrsisht të dashuruar me njëri-tjetrin.”
Të jetuarit bashkë ishte një vendim i rëndësishëm për ta. Për Hadid, ishte “hapi i radhës”. Sipas TMZ, The Weeknd i kërkoi të shpërngulej në apartamentin e tij (që kushton $60 mijë në muaj) dhe ajo tha “po”.
Bella dhe The Weeknd filluan të dilnin bashkë në prill të 2015. Lidhja e tyre e parë përfundoi në nëntor të 2016-s. Vjet në këtë periudhë, The Weeknd i dha fund lidhjes së tij dhjetë mujore me Selena Gomez. U pa të dilte nga apartamenti i Bella-s më 14 nëntor të 2017-s dhe aty nisi rikthimi. Në maj, ata pranuan gjithçka.