Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është bërë nënë për herë të dytë! Burime për Balkan Web, bëjnë me dije se Xhaçka ka sjellë në jetë një tjetër vajzë dhe se aktualisht të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Lajmi rreth shtatzënisë së dytë, u bë publik rreth muajit maj. Ministrja dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaci, të martuar që prej tetorit të 2014-ës, janë prindër të një vajze 4-vjeçare, të quajtur Hana.
Pavarësisht pritjes së ëmbël, ministrja është parë aktive në angazhimet e saj politike deri pak ditë përpara lindjes së bebit.