Aktorja Olta Gixhari dhe këngëtarja Soni Malaj do të jenë kundër njëra-tjetrën në spektaklin e ri që pritet të nisë së shpejti në "Top Channel". Nën drejtimin e Arbana Osmanit, që rikthehet në televizion pas muajsh mungesë dhe nën regjinë e Rezart Agës, regjisorit të njohur të një sërë emisionesh të seksesshme në Top Channel, dy vajzat e njohura do të sfidojnë njëra-tjetrën në seritë e spektaklit "Në 1 javë", që do të nisë transmetimin të shtunën e 21 nëntorit.
Olta dhe Soni janë vetëm 2 prej konkurrenteve vajza të përzgjedhura nga produksioni dhe bashkë me to do të jetë edhe Hueyda El Sajed dhe këngëtarja Marsela Çibukaj. Nga emrat tjerë të personazheve që do të jenë pjesë e spektaklit janë edhe aktori i njohur i 'Portokalli', Gazmend Paja, Roland Hysi- ish-pjestari i grupit West Side Family, këngëtari nga Kosova Alban Nimani, si dhe spikeri i lajmeve Isli Islami.
Kështu, “Në 1 javë”, versioni shqiptar i "I can do that", një show i njohur në gjithë botën, do të ketë si protagonistë 8 personazhe , që garojnë vetëm për një kauzë bamirësie, pra çmimi i madh i spektaklit do të shkojë për personat në nevojë.
Të përzgjedhurit nga produksioni do të gjykohen nga trajnerët e performancave, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Spektakli do të zgjasë 10 javë dhe personazhet do të sfidojnë veten në disiplina të ndryshme nga ana fizike, do të realizojnë numra spektakolarë, të specifikave të ndryshme.
"I can do that" është një reality-show realizuar nga kompania izraelite 'Armoza Formats" dhe në formulën e saj përfshihet 8 personazhe të famshëm që vendosen kundër njëri-tjetrit me një numër artistik, që nuk i përket fushës së tyre. Për të realizuar numrin, konkurrentëve do t'u vihen në dispozicion vetëm 1 javë kohë përgatitje, për të realizuar më pas performancën live. Kriter bazë për përzgjedhjen e VIP-ave ka qenë aftësia e secilit për të përballuar performanca të nivelit të lartë.
Burimi: Panorama Plus; Përshtati: Jolinda Levonja
LEXO GJITHASHTU: JA ÇFARË DO E RIKTHEJË ARBANA OSMANIN NË TOP CHANNEL