Health

Nuk rri dot 1 minutë larg telefonit? Zbulo nëse ke varësi ndaj tij

Nuk rri dot 1 minutë larg telefonit? Zbulo nëse ke varësi ndaj

Përdorimi i telefonit është bërë tashmë pjesë e pandarë e shoqërisë dhe përditshmërisë sonë. Ndërkohë që telefonët inteligjentë sjellin shumë përfitime, njëkohësisht kanë shkaktuar edhe një varësi, e cila ka efekte shumë negative.

Kjo varësi mund të konsiderohet si një tip sjelljeje e cila përkon me frikën e mospërdorimit të telefonit dhe ndjesisë së ankthit kur nuk je në telefon.

Cilat janë disa nga shenjat e kësaj varësie?

1. Në mënyrë të vazhdueshme je në telefon

2. Mund të shpenzosh gjithë ditën në telefon

3. Zgjohesh natën për të parë nëse ke notifications

4. Përjeton ankth, trishtim, apo edeh inat nëse nuk ke mundësi ta prekësh dhe kontrollosh telefonin

5. Koha që shpenzon në telefon ndikon në marrëdhëniet e tua, në jetën e përditshme, si dhe në punë.

6. E përdor telefonin në timon dhe në situata ku nuk duhet ta përdorësh.

Si ta kuptosh që po e tepron me përdorimin e telefonit?

Përdorimi i shumë të i telefonit ndikon edhe në shëndet dhe mund ta identifikosh përmes këtyre simptomave:

1. Dhimbje muskujsh

2. Ndjesi të fikti

3. Shikimi i paqartë

4. Sy të skuqur, të thatë, apo të irrituar

5. Mendimi se po të bie telefoni/ po të dërgojnë mesazh, edhe kur nuk po ndodh

6. Dhimbje e kyçit të dorës

7. Probleme me gjumin

8. Performancë e ulët në shkollë apo punë

9. Ndjesi vetmie kur nuk ke telefonin

Disa mënyra të thjeshta që ndihmojnë në reduktimin e kohës të shpenzuar në telefon:

1. Karikoje larg krevatit

E dimë skenarin: Shtrirë në krevat, nuk gjen rehat, rrëmben telefonin dhe pa e kuptuar, të kanë ikur nja 3 orë të mira në TikTok.

2. Një alarm nga ora, jo nga telefoni

Kur na bie alarmi i celularit, zgjohemi dhe nisim e bëjmë një inspektim se ç’ka ndodhur në Instagram. Nëse e zëvendësojmë alarmin e telefonit me atë të një ore të vërtetë, ngadalë do të heqim dorë nga scroll-i sa hapim sytë.

3. Pas një orari të caktuar, vendose telefonin në modalitetin Airplane Mode

Sa perfekte është bota pa notifications, e-maile, telefonata…

4. Fshi aplikacione që nuk të shërbejnë

Ose të fiksojnë (p.sh. lojëra), të shpenzojnë baterinë, apo thjesht nuk i përdor kurrë.

5. Vendos një qëllim pse po e përdor telefonin

Nëse thjesht do të shkruash një mesazh, dërgoje dhe kaq. Merru me diçka tjetër, ndërkohë që pret përgjigje.

6. Provo të shkosh në vende ku nuk të duhet telefoni

Në supermarket, bibliotekë, për një xhiro të shkurtër…

P.S.: Këto janë rastet kur ti nuk je aq i dhënë pas telefonit, por në “rrugën e duhur” për t’u bërë një person i fiksuar pas telefonit. Kur ke provuar disa mënyra, të cilat nuk kanë funksionuar, provo terapinë dhe konsultimin me një specialist/e.

 

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco