Relationships

Nuk më lejuan të shkollohem

Letra 1 Pershendetje Anabel, Une jam nje femer qe e dua jeten,e dua dinamiken por gjithmone kam dashur edhe shkollen...isha femje i cilter dhe shume e shkathet,isha rritur nga familja me idene qe shkolla eshte jeta dhe pa te nuk mund te hash buke ne dite e sotme.Por ata nuk e mbajten premtimin me te mbaruar gjimnazin me fejuan edhe pse nuk ishte ne objektivat e mia...Pas disa kohesh flas me te fejuarin dhe i them se do kisha deshire te vazhdoja universitetin pasi edhe degen qe kisha  fituar ishte e mire,me dy fjale ma preu shkurt ose mua ose shkollen ...qe te mos turperoja prindrit pasi jane shume fanatik pranova te qendroja me te jo se nuk e doja madje jam e lumtur por ia mohova vetes te jem ne nje nivel me te ,gjithmone e imponuar nga te tjeret...faleminderit Ana

Letra 2
Pershendetje Anabel, Ne fakt kjo qe dua te publikoni nuk eshte historia ime por e vellait tim. Ai eshte dy vite me i vogel se une,e nese une pata mundesine te shkoj ne universitet ai nuk e beri dot. Arsyeja sipas tij ishte se nuk i pelqente dhe nuk e ndjente veten te afte,por kush hyri dhe nuk doli nga universiteti. Megjithate une e di qe arsyeje e vertete ishte se ai nuk donte ti rendonte ekonomikisht familjes sepse une vazhdoja studimet nderkohe. Kurre nuk u ankua por punoi qe une mos te ndihesha keq qe familja ime nuk me mundesonte dot as nje pale atlete. Ka punuar qe 16vjec e megjithese ishte nxenes i dobet,per mua kjo nuk eshte arsyeja qe nuk studioi dot.Sot une jam ne pune ndersa ai ne emigrim ,kurre nuk me ka thene qe shkaku qe jeta ie tij mori kete drejtim jam une. Por une e di ,e ndjej.Nuk kam fjale ti kerkoj falje atij dhe vllait me te vogel, qe sot punojne jashte sepse nuk kane nje shkolle. Ndoshta nuk do kishim mundesi te gjenin pune por te pakten ta kishim nje diplome. Dua ta falenderoj per kete qe ka bere dhe e di qe kurre nuk munden ta heq kete peshe nga vetja dhe te bej dicka per te si ai per mua. Nuk di si te veproj qe tja shperblej.

Letra 3
Pershendetje uroj ta publikosh. Do ta dija shum per nder. Vjet mbarova gjimnazin (theksoj jam e fejuar) ne konsultim me te fejuarin ai me lejoi te vazhdoja universitetin madje kembenguli por babai im eshte shum fanatik ai me tha nese vazhdon shkollen ske pun me ne shtepin time . Dhe keshtu une hoqa dor nga shkolla por e kam kuptuar qe kam ber nje gabim shum te madh dhe vendosa ta vazhdoj kete vit qe vjen edhe nese do me duhet te mos flas me babain. Ai eshte shum fanatik dhe nuk me lejon per azgje ndersa i fejuari me mbeshtet per gjithcka. Flm nese e poston.

Letra 4
Pershendetje anabel!

Pak me pare un po lexoja historine e nje x personi ketu . Kjo eshte historija ime.

Isha fare e vogel kur shikoja motrat e mija qe babi i fejonte shpejt epo duke u rritur , rritej edhe dashurija ime per shkollen kur arrita ne klas te 9 mbasi kryeva te gjitha provimet i tregoja tim eti se doja te vazhdoja gjimnazin . Kur u afrua shtatori e fillonte shkolla babi nuk me regjistroi , epo mendova duhet te bej dicka sepse un isha e vetmja vajze ne klasen time qe nuk e vazhdoja kam qar gati cdo here kur te tjeret me pyesnin po ti pse nuk ke shkuar ne shkolle e deri,per me teper duke qene se jetonim ne fshat babai me merrte nga pas edhe kaloja gati cdo dit para shkolles me kale edhe karroce dhe shihja fityrat e disave qe qeshnin me mua e te disave u vinte keq , dhe ta mendosh se nuk ishim keq nga ekonomija ishim mjaft mire por jo ishte fati im te kisha nje baba fanatik

Sot jam e fejuar dhe degjoj te gjith njerzit qe thojne me shkoll ky me shkoll ai e mbaroi ky e mbaroi ai dhe kur me drejtohen mua po un me mbushen syte me lot e vrapoj ne dhome duke pershperitur "Jo un jam injorante"

Letra 5
Mirmbrema! Ndoshta nuk jam fiks fiks ne brendesi te temes m.gj.th.t do doja te ndaja me ju historine time me teper per tu them te gjithe atyre qe mundesite per momentin nuk ua lejojne qe kurre te mos heqin dore nga enderrat sepse zoti ua sjell serish atehere kur me pak e mendon,,,, Kur mbarova te mesmen motren e vellain i kisha ne shkolle(njeri ne te larten e tjetri ne te mesmen),,,familja ime nuk i kishte mundesite ekonomike te me shkollonte m.gj.th.t kurr nuk me tha te heq dore,,,ishte zgjedhje e imja te sakrifikoja shkollen per te mos vene ne veshtiresi familjen, edhe pse kjo zgjedhje me dhimbte ne shpirt, e vriste shum me teper kur shikoja shoket e mij te cilet kishin mbaruar te mesmen me mik ta vazhdonin te larten,,,,jam justifikur gjithmone para te gjitheve me faktin qe nuk me pelqente shkolla, e akoma deri sot askush nuk e di te verteten se perse nuk e kisha vazhduar,,,pervec te madhit zot, i cili sakrificen time diti ta shperblej me se miri edhe pse pak me vonese,,,,pas 7 vitesh u regjistrova ne fakultet,,,sot kam nje shkolle, kam edhe nje pune,,,, Sakrifikova per familjen,,,e do ta beja prap aq here sa te me kerkohej,,,sepse nuk ka knaqesi me te madhe se ti shperblesh sado pak mundin dhe sakrificat e bera per te na sjell ne jete,,,ushqyer dhe edukuar,,,,mos harroni qe ajo cka jemi sot, eshte ajo cka kan bere ata per ne dje,,,flm. nese e publikoni, nese jo flm. qe e lexuat  P.S me falni per shkrimin por nuk shquhem per poete 

Letra 6
Prsh anabel... Un vij nga nje fshat jo shum larg qytetit por qe mentaliteti ben punen e vet.. Un jam jetime dhe mungesa e nje figure mashkullore ne shtepi beri qe mami im te me ndalonte te arsimohesha pertej 9-vjecares... Ajo i trembej shum faktit qe un mos dashurohesha me njeriun e gabuar dhe shoqerise se shthurur... Dhe me fejoi pa mbaruar 9-vjecaren.e kuptoj shum mir poziten e saj sepse cdo vendim duhet ta merrte vetem dhe te me jepte nje jet sa me te mir.. dhe ne te vertet jam e lumtur me gjithcka kam ne jet..im shoq esht ai djali ideal ne syt e mi ..e dua pafund dhe me do pafund.sepse jemi rritur me njeri tjetrin.jemi martuar.kemi nje djale 1vjec...por ama shkolla esht pengu jetes time ... Nejse shendeti thuajse te tjerat rregullohen.. Anonim te lutem

Letra 7
Une jam 23 vjece. Kete vit perfundova masterin me mesatare te shkelqyer. Pa marre ende diplomen e masterit, u punesova ne profesion me nje page, qe per moshen time eshte fantastike, puna me jep shume kenaqesi, drejtoresha vazhdimisht me con ne trajnime jashte vendit. Me pak fjale eshte ajo qe kam menduar gjithmone per veten, si person shume aktiv qe jam ne perditshmerine time. Sapo puna behet monotone, del nje trajnim diku, dhe cdo gje behet e levishme dhe interesante. Deri ketu do thoni cfare do me nga jeta? Po ja, keto dite fitova te drejten per te vazhduar nje master ne nje kryeqytet te Europes. Gjithmone i kisha thene vetes qe do e provoja patjeter nje vit jetë jashte. Prinderit dhe i fejuari jane shume bashkepunues, madje im ate eshte ai qe me shtyn gjithmone, dhe kur vjen puna per shkollimin tim ai eshte gati te shese cdo gje qe ka. Jam ne dileme te jashtezakonshme. Nese do iki, do te thote te humbas punen, qe eshte pothuajse e sigurt qe kur te kthehem nuk kam per ta gjetur me. Vetem kur e mendoj veten pasi te kthehem, te sorollatem rrugeve te Tiranes per te gjetur nje pune tjeter, me ze tmerri, nderkohe qe tani e kam timen. Te me rroje masteri jashte vendit pastaj. Por, kur mendoj eksperiencen, kulturen, maturine qe mund te fitoj duke jetuar diku tjeter, tundohem se tepermi. Jam ne nje udhekryq qe me duhet ta zgjidh shpejt, sepse universiteti kerkon pergjigje, dhe nje pjese te pageses.Te afermit me thone qe me duhet te vendos vete, nderkohe qe une nuk dua te pendohem per vendimin qe do marr!

Letra 8
Prshendetje Anabel! Jam 36 vjece dhe gjumnazin e nisa me nje vit vonese. E fillova gjimnazin mbas shum loteve se lutjeve se prinderit nuk donin .Ne vitin e pare te shkolles se larte punoja mbazdite dhe paradite veje ne shkolle se familja nuk donte por un isha shume kemebengulese per te vazhduar shkollen . Ne simestrin e dyte kur isha ne shkolle te larte ne vitin e pare u fejova ,ne fillin ai se kish problem shkollen ai qe vet me gjymnaz por vitin e dyte filloi te me kerkonte ta lija se un kur isha ne vit te dyte u martova nga nje ane njerzit e mi nga ana tjeter ai un prap sdorzohesha per shkollen .Por me pas me burrin fillonte sherri e xhelozia se ai shkonte ne pune ne ndertim e un ne shkolle dhe kjo gje qe "bezdisje"per ate dhe un se duroja dot me ate se vinte puna dhe me qellonte por mosha ime bente qe un te rrija si pule para atij qe qe 9 vjet me i madh se une. Kur nu ishe ne sezonin e provimeve per vitin e dyte ika dhe i dhashe fund xhelizise pa arsye dhe drurit te atij. Familja me mbeshteti se e shikonin se shum here me linte dhe shenja dhe ka qene viti 2003 qe un ika nga ai dhe shkova ne Greqi te vellai e motra ,por shkolla ime ngeli dhe ne Greqi sbeja dot letra dhe mendjen e kisha te shkolla qe sakrifikova aq shume dhe smunda ta perfundoja dhe ne Greqi ndenja 5vjet dhe u ktheva por kur u ktheva isha martuar per here te dyte dhe isha zhtatzan .Sa u ktheva u interesova dhe vazhdova prap shkollen ku e kisha lene .Kur une u diplomova kisha lind dhe gocen dhe sot kam 5vjet qe jam ne pune po nga ajo shkolle e nga ajo sakrifice qe un bera .Jam e lumtur dhe krenare se vec zoti lart di sa lot kam derdhur .Anabel flm po e postove.

Letra 9
persh jame nje vajze me origjin nga dibra.kam mbaruar vetem 8 vjecaren ,per arsye fanatizmi .e kam plage ne zemer pse nuk e kam mbaruar edhe une shkollen, si te gjithe te tjeret .!me shume me vret kur me pyesin njerzit cfar shkolle ke mbaruar.? se te shikojne me ate syrin si te ' 'trashe'.'po ka nga ato si jane me shkolle , kane tru vetme per zanatin qe kane mbaruar.po ka edhe nga ato qe nuk kane shoklle po jane te zgjuar nga anet e tjera .gjithsesi une i kam shume zili ato qe kane mbaruar shkollen .po eshte per te ardhur keq se sote nuk shkojne per te mesuar ne shkolle ,se nuk i le fb per te mesuar .po ka edhe nga ata qe kane ber sakrifica per tu ber dikushi, po kur vjen momenti per te gjet pune nuk gjen dote. se per fate te keq nuk ke dike tendin me pozite.qe te zesh vendin qe te takone .Kjo eshte shqipria jone e dashure, per fate te keq kemi qen gjithmone mbrapa, dhe gjithmone mbrapa do ngelemi.! flm ju lutem anonim

Letra 10
Prsh Anabel! Historia ime eshte sh e gjate dhe sh e ngaterruar, por do doja jo vetem ta ndaj me juve por te marr edhe disa mendime. Ne 2009 mbarova gjimnazin,doja te studioja infermjeri por fakulteti me del per nje dege qe nuk e pelqeja fare dhe as nuk me pershtatej,gjths e vazhdova.Familjaret nuk ishin sh dakort per arsye krejt banale,por si per ironi te fatit une mbeta,bera nje vit stazh.Kur vjen puna per te vazhduar vitin e dyte filluan perseri kundershtimet. Duke qene se prinderit i kisha pa pune isha e detyruar te mbeshtetesha tek vellezrit, ata jetojne jashte dhe jan ne gjendje sh te mire ekonomike. Por ja qe nuk me mbeshteten,mund te thoni ju po vellezrit nuk e kan per detyre,por une them qe te gjithe kemi detyrime per prinderit,vellezrit,motrat pse jo dhe per te tjeret,aq me teper kur vellait tim vec celulari i kushton sa 3 vitet e mia te studimeve.Dhe e dini cfare me tha ky mua : c'e do shkollen ti mi,tgjithe jemi pa shkolle,pa shkolle rri dhe ti si ne.A thu se ja kam ndaluar une atij shkollen.Se kuptoj pse veprojne ashtu,pse mi tha ato fjale,gjithe zili,gjithe inat,gjithe urrejtje?!!! Aq me teper qe une per te mos i bezdisur mendova qe edhe te punoja edhe te vazhdoja shkollen,por ja qe nuk me lejuan. Me ka ikur gjithe dashuria,konsiderta dhe rrespekti qe kam pasur per ta,me duken hipokrite, ziliqar dhe nuk di as se si te sillem me ta?! Pooor une u fejova me njeriun qe doja,ai e ka universitetin ne dere te shtepise,dhe me ndihmen e tije dhe t e Zotit do vazhdoj studimet per degen qe kam dashur,do te perpiqem shuume jo vetem per veten por edhe per inate te atyre "familjareve" hipokrit te cilet jo vetem qe nuk me ndihmuan por jane munduar me cdo kusht te me pengojne ne cdo gje,ne cdo hap qe kam hedhur. Ju uroj fat te gjithve dhe ju them mos hiqnin kurr dore nga enderrat tuaja,dhe te jeni te sigurte qe atyre qe mundohen te na bejne keq,e keqja do ju kthehet dyfish. Cdo gje paguhet ne kete jete. Naten nga A.... Anonim ju lutem smile emoticon

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb