Në nëntor të 2014-tës Kim Kardashian “shpërtheu internetin”. Një foto e saj teksa mbante një gotë shampanje mbi të pasmet u bë arsyeja përse rrjeti u bllokua, të gjithë i kishin sytë mbi Kim. Por e dinit që pas asaj fotografie qëndron një 75 vjeçar?
Bëhet fjalë për fotografin dhe regjisorin e filmave, francezin Jean Paul Goude. Fotografia e Kim ishte në fakt një rikrijim i një fotografie të njëjtë, të bërë në vitin 1976. Për ata që s’e njohin, Goude është një nga ikonat e fotografive “tronditëse”që kur nisi të punonte për revistën “Esquire” në vitet ’60. Në veprat e tij nuk mungon seksualiteti, çmenduria dhe figura femërore. Ai ka punuar me Naomi Campbell, Bjork e qindar emra të tjerë të njohur. Më së shumti në veprat e tij shfaqet modelja e kthyer në aktore, Grace Jones, me të cilën ai ka patur dhe një lidhje romantike. Ai ishte një ekspertët e parë në editimin e imazheve, shumë më parë se kompjuteri dhe fotoshopi.
Në nder të punës dhe trashëgimisë së tij 50-vjeçare, në Milano është hapur ekspozita e artit kontemporan. “So Far So goude” quhet përmbledhja e mbi 240 veprave të artit që tregojnë se edhe pas kaq shumë vitesh, interesi për punën e tij është ende i madh. Shfletoni galerinë për t'u njohur me disa nga veprat e Goude.
Burimi: CNN / Përshtati: Ergisa Bejkollari