Nora Istrefi është shfaqur me një pamje krejt të re: bjonde, me një piercing në buzë. 29-vjeçarja, mamaja e Renesë 9 muajshe ka bërë për herë të parë një ndryshim kaq të madh pas rreth 2 vitesh, gjatë të cilave i është përkushtuar shtatzanisë dhe më pas rritjes së të bijës, duke u tërhequr në prapavijë pa publikuar këngë të reja.
Look-u i saj i ri është më trasgresiv nga ç’e kemi parë për një kohë të gjatë; flokët platin dhe piercing-u tregojnë një Norë më cool, më ekstravagante dhe përsëri rinore; na kujton motrën e saj, Erën, e cila flokët bjonde dhe piercing-at, i ka karakteristike për look-un e saj. Nora ka eksperimentuar herë pas here me pamjen e jashtme, më fort kur në 2012-ën hoqi flokët në 2 anët e kokës. (foto 2) Megjithatë, përgjithësisht e kemi parë të ruajë një stil më klasik nga ç’shfaqet në këto foto të reja.
Në shkurt, Nora nisi xhirimet për klipin e saj të ri, i cili ndonëse nuk është publikuar ende, duket se do ta shfaqë Norën me një stil më klasik, të cilit ajo i ka qëndruar besnik gjatë viteve të fundit; me flokët në ngjyrë natyrale e me modele të thjeshta (shiko këtu).
Si Nora ashtu edhe bashkëshorti, Roberti, kanë festuar kohëve të fundit bashkë me Erën, suksesin e ‘BonBon’, duke pasur një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Era, siç ka treguar, është një teze shumë e përkushtuar ndaj Renee-së.