Noizy ishte i ftuari i kësaj të diele në rubrikën ‘Të çmendur pas…’ tek ‘E Diell’. Ky episod ka rezultuar më i suksesshmi deri më tani, me një numër të madh fansash të cilët prisnin reperin e njohur përreth kolltukut, dhe shumë të tjerë të ulur në audiencë duke e ndjekur me kërshëri.
Skuqje, emocione dhe dridhje zëri. Këngëtari i ‘Big Body Benzo’ iu përgjigj pyetjeve të adhuruesve mes të cilëve më shumë ishin femra. Noizy i premtoi njërës prej tyre se do ta bënte pjesë të grupit të tij OTR, ndërsa një tjetër adhurueseje i dha mundësinë që ajo të shkruante tekste për këngët e tij.
Përveçse vërtetoi se nuk kishte ndërhyrje në buzët e tij, ai gjithashtu shfaqi një anë romantike të tijën, duke pranuar ftesën e njërës prej vajzave për të vallëzuar me të (foto 2). Ata kërcyen nën melodinë e këngës ‘Padam’, të Edith Piaf. ‘Mundohem të jem edhe romantik’ tha ai pas vallëzimit. Ndërsa kërkesa e fundit ishte ajo e njërës prej fanseve që ai t’i dhuronte bluzën që kishte veshur.
Me nxitjen e publikut, ai e hoqi atë dhe ia dorëzoi përpara kamerave (foto 3), duke lënë të dukeshin tatuazhet në pjesën e barkut. Ky moment u shoqërua nga duartrokitje të shumta, ndërsa fansat rreth tij u mblodhën për ta përqafuar.