Që Rihanna është e preferuara e Noizy-t këtë e dimë të gjithë dhe në fakt nuk përbën ndonjë lajm, pasi ajo vajzë na e ka rrëmbyer të gjithëve zemrën. Por “fiksimi” i reperit për të, shkon përtej atij të një fansi, madje Noizy as që e konsideron veten të tillë kur vjen puna tek ajo dhe këtë na e vërtetoi edhe një herë tjetër.
Në këngën e publikuar së fundmi, “Wild Thoughts”, Rihanna dukej më sexy dhe e nxehtë se kurrë, fakt i cili sikur s’i ka pëlqyer shumë reperit tonë. Në një nga videot e shkëputura të klipit që Riri ka publikuar në llogarinë e saj të Instagrami, mes miliona komentesh ai që të binte në sy ishte i Noizy-it.
“Ta tregoj unë ty kur të vish në shtëpi”- shkruan reperi.
Mjaftojmë të kujtojmë që pak kohë më parë, përmes një komenti ai e quan këngëtaren “nuse”, për t’i dhënë kuptim gjithçkaje. Pra Noizy jo vetëm që e admiron Rihanna-n por e quan edhe nuse me të drejta të plota.
Dhe si një burrë i traditës, duket se nuk i ka pëlqyer shumë ekzagjerimi i kësaj të fundit ose thjesht është xheloz dhe kaq. Ka të drejtë në fakt, si djalë pa pretendime që është, të paktën “nusja” s’duhet ta kalojë masën. E ndërsa Rihanna, ndërkohë që ende nuk e di se çfarë e pret, vazhdon të shijojë famën në liri të plotë.