Showbiz

Noizy flet për të bijën, sherrin me Encën, konfliktin me Babastars, marrëdhënien Ledri-Dafina etj.

Noizy flet për të bijën, sherrin me Encën, konfliktin me

Në një intervistë të rrallë, i ftuar në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit, Noizy foli për disa detaje të jetës së tij, nga racizmi në Angli, rrugëtimi në muzikë e deri te e bija, Leandra.

Reperi tha se në adoleshencë, aty rreth moshës 10-vjeçare kur u largua për të jetuar në Angli, iu desh të përballej me racizmin si fëmija i një emigranti.

“Mundja e racizmit ka qenë gjëja më e vështira. Nuk e kuptoja unë 10 vjeç që një fëmijë të thoshte ‘Mos u ul me ne se ti je refugjat, shko ulu diku tjetër’. Dashurinë e gjeta te njerëzit me ngjyrë. Realisht mbështetjen tek ata njerëz e gjeta. Aty fitova shumë shokë dhe erdhi edhe dashuria ndaj muzikës [hip hop].”

Gjatë intervistës, Noizy u pyet për faktin se si nisi konflikti i tij i gjatë me Babastars.

 “Të gjithë e dinë, nuk mundet askush të thotë të kundërtën, se ka qenë një nga grupet që i kanë ndaluar artistët e rinj të çanin përpara. Mc Kreshën për shembull dhe shumë artistë të tjerë. [Duhet të ishe] ose me ata, ose pa ata jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Më ndalën në radio, në disko. Ndoshta jo ata direkt, por menaxhimi i tyre. E kanë pasur shumë të theksuar këtë punë. Kjo ka qenë origjina e përplasjeve. Pastaj [është edhe] egoja e një 20-vjeçari. Ç’mund të presësh nga një Noizy 20 vjeç.”

Në lidhje me debatin me Encën, Noizy tha se “ka qenë e lodhshme” dhe përmendi mosmirënjohjen.

 “Enca ka qenë shumë e lodhshme, pikë së pari. Shumë rob i lodhshëm. Ka qenë kërkuese, ka pasur gjërat pozitive të vetat, por ka qenë e lodhshme. Pastaj është mosmirënjohja. Del në televizion dhe thotë që unë [e kam bërë çdo] gjë vet. Unë nuk po them dil në televizion dhe fol për Noizy-n, por kur të bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Mos gënje. Thuaje drejt që më ka ndihmuar, kaq. Plus [ndikuan] edhe shumë probleme të tjera.”

Alaudini u ndal edhe te raporti që ka sot Noizy me Dafinën dhe Ledrin. Nga përgjigjja e tij, duket se ka një raport të mirë me Ledrin, por diçka është ftohur me Dafinën.

“Ne artistët jemi të çuditshëm, jemi aq të çuditshëm sa nuk e kuptojmë njëri-tjetrin  pse ai ose ajo vepron ashtu. Të më pyesësh sot pse jam distancuar pak nga Dafina, nuk jam shumë i sigurt. E di që jemi të çuditshëm. Kur dikush të bëhet halë në sy, më mirë të mos më bëj folloë se më të ketë me zor.”

Në fund të intervistës, ndër të tjera, reperi tregoi se është shumë i lidhur me të bijën, Leandrën, ndonëse nuk flet shpesh dhe nuk e poston në rrjete sociale.

“Leandra është shumë vajzë e qetë, nuk flet shumë, shumë e turpshme. Është fiks si unë. Unë jam shumë i turpshëm. Pavarësisht se e kam humbur këtë anën time se u bëra Noizy, por jam shumë i turpshëm. Realisht. Ajo është pasqyrimi im shumë. Nuk flas për të dhe nuk e nxjerr foto sepse është e vogël dhe ndoshta nuk e ka qejf famën dhe nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. E thotë që nuk e ka qejf [famën] dhe unë e respektoj 100%.”

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Noizy talks about his daughter, the quarrel with Enca, the conflict with Babastars, the Ledri-Dafina relationship, etc.

Noizy flet për të bijën, sherrin me Encën, konfliktin me

In a rare interview, invited to Alaudin Hamiti's "NIN" show, Noizy talked about some details of his life, from racism in England, his journey in music to his daughter, Leandra.

The rapper said that in his teens, around the age of 10 when he left to live in England, he had to face racism like the child of an immigrant.

"Fighting racism has been the hardest thing. I did not understand when I was 10 years old a child said 'Do not sit with us because you are a refugee, go sit somewhere else'. I found love in people of color. I really found support in those people. I gained a lot of friends there and my love for music [hip hop] came. ”

During the interview, Noizy was asked about how his long conflict with Babastars started.

 "Everyone knows, no one can say the opposite, that it was one of the groups that stopped young artists from advancing. Mc Kresha for example and many other artists. [You should have been] either with them or without them not. So has my job. They stopped me on the radio, at the disco. Maybe not them directly, but their management. They have had a lot of emphasis on this work. This has been the origin of the clashes. Then [is also] the ego of a 20-year-old. What can you expect from a 20-year-old Noizy? ”

Regarding the debate with Enca, Noizy said that "it was tedious" and mentioned the ingratitude.

 "Enca has been very tiring, first of all. Very tedious slave. She was demanding, she had positive things of her own, but she was tiring. Then there is ingratitude. He appears on television and says that I [did everything] myself. I'm not saying go on television and talk about Noizy, but when the question is asked, answer as it is to be answered. Do not lie. Tell me right away it helped me, that's. Plus [many] other problems were affected. ”

Alaudin also focused on the relationship that Noizy has today with Dafina and Ledri. From his answer, it seems that he has a good relationship with Ledri, but something has cooled down with Dafina.

“Ne artistët jemi të çuditshëm, jemi aq të çuditshëm sa nuk e kuptojmë njëri-tjetrin  pse ai ose ajo vepron ashtu. Të më pyesësh sot pse jam distancuar pak nga Dafina, nuk jam shumë i sigurt. E di që jemi të çuditshëm. Kur dikush të bëhet halë në sy, më mirë të mos më bëj folloë se më të ketë me zor.”

Në fund të intervistës, ndër të tjera, reperi tregoi se është shumë i lidhur me të bijën, Leandrën, ndonëse nuk flet shpesh dhe nuk e poston në rrjete sociale.

"Leandra is a very calm girl, she does not talk much, very shy. It's fixed like me. I'm very shy. Despite losing this side of me that I became Noizy, but I am very shy. Indeed. She is my reflection too. I do not talk about it and do not take pictures because it is small and probably does not like fame and will not be in the spotlight. He says he does not like [fame] and I respect him 100%. "