
Florjan Binaj konfirmoi se do të jetë pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon, duke premtuar një seri të “Atentateve” që do të jetë super “Game of Thrones”.
Lajmi se ai do të linte “Portokallinë” nuk u prit mirë nga publiku, që protestoi në internet duke shkruar se “Portokallia” s’do të kishte më një arsye për ta ndjekur.
Sot në mëngjes, regjisori Altin Basha konfirmoi i ftuar në “Wake Up” se edhe Binaj, edhe Gazmend Paja do të vijojnë të jenë pjesë e “Portokallisë”.
Siç thotë Binaj, një arsye e rëndësishme pse vendosi të qëndrojë në spektaklin e humorit janë njerëzit që e mbështetën dhe e vlerësuan nëpër rrjetet sociale.
“Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet tuaja, të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme për rikthimin tim në “Portokalli” dhe “Top Channel”. Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin “Game of Thrones” ta shikojë urgjent, sepse “Atentatet” këtë sezon do jenë super “Game of Thrones”!!!”
