Lifestyle

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Nuk ka rëndësi se cila është pyetja? “Ku do të shkojmë për mëngjes, drekë apo darkë?” Apo qoftë edhe për brunch. Përgjigjja është një e vetme (dhe tejet e thjeshtë): “Te FiNN by Luciano!”

Puhiza dhe valët e bruzta të Jonit e sollën Lucianon deri në Tiranë, bash në zemër të kryeqytetit, në një nga zonat më cool e të lakmuara. FiNN by Luciano, një emër që për mbiemër ka finesën, elegancën dhe klasin. Një vend ku deti i përshpërit sekrete shpirtit dhe ku çdo recetë fsheh një histori të parrëfyer.

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Mbajeni mend këtë emër, sepse shumë shpejt do të jetë “telashi” i ëmbël i radhës. Ajo “Rezervo tani se nuk do gjejmë vende” e shqetësuar, jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë javës. Do të jetë streha e shumëpritur e atyre që e duan të bukurën, ekskluziven dhe shpirtin e vërtetë të jetës së natës. Koktejet, përveç atyre klasikeve që nuk do të mungojnë, janë ideuar ekskluzivisht për FiNN dhe janë, sigurisht, tejet të veçanta. Mbi të gjitha janë natyrale, jo të bëra me shurupe të blera. Stafi është i përgatitur dhe i përkushtuar për t’i shërbyer klientit. Misioni i tij është të tregojë qartë angazhimin për të ofruar shërbim cilësor.

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Menyja fusion është unike, po aq sa ç’është e tillë edhe formula e argëtimit që ky vend i ngrohtë do të ofrojë për klientët. FiNN by Luciano do të ketë çdo ditë të javës dixhejin e shtëpisë, teksa duke filluar nga e enjtja dhe përgjatë gjithë fundjavës do të ketë të ftuar specialë. Dhe spektakël. Drita, muzikë, koreografi, pije dhe ushqim të mirë. Dhe meqënëse finesa duket që në mëngjes, FiNN by Luciano e tregoi fuqinë e vetë që këtë fillimdhjetori, në ditën e përurimit të tij. Eventi magjepsës ku morën pjesë edhe personazhe të njohura publike, si Sara Hoxha, Megi Pojani, Sarah Berisha, etj. ofroi një spektakël të jashtëzakonshëm dhe ekskluziv për Tiranën. Çdo detaj ishte për t’u mbajtur mend, por kryefjala ishin balerinat dhe degustimi i menysë së larmishme, me në sfond ritmet e muzikës së përzgjedhur.

Një vend momentesh të paharrueshme. Ku finesa dhe spektakli takohen si askund tjetër. Dhe ku mbi të gjitha nuk ofrohet thjesht ushqim apo pije unike, por një meny e tërë emocionesh që nuk i keni përjetuar kurrë më parë. Një vend FiNN, për njerëz FiNN! 

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

Një vend FiNN, për njerëz FiNN!  

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!