
Pas famës së TikTok dhe krijimit të një linje makeup-i, Addison Rae po provon edhe muzikën. Kënga e saj e parë quhet "Obsessed" dhe ka mbi 4 milionë klikime, vetëm 1 ditë pas publikimit.
"Obsessed është tani në të gjitha platformat! Jam shumë e emocionuar. Kjo këngë më bën të ndjej shumë gjëra. E dua muzikën!", u shpreh Rae në Instagram.
Pas këngës dhe videoklipit, njerëzit e kanë krahasuar Addison me Selena Gomez. Shumë thonë që zërat e tyre duken identikë dhe të tjerë mendojnë se dhe stili i këngës dhe videos janë të frymëzuara nga Selena.
"Addison po më kujton Selena Gomez me këtë këngë", "Kënga është e bukur, por më jep gjithë energjitë e Selena-s", ishin disa prej komenteve.
Një grup tjetër komentuesish duken të zhgënjyer pse ka njerëz shumë më të talentuar se Addison apo TikTokers të tjerë, të cilëve nuk u jepet mundësia që meritojnë. Sigurisht, kënga është ndjekur edhe nga shumë meme që ironizojnë Rae-n dhe Dixie D'Amelion. Kjo e fundit është një tjetër TikToker që ka publikuar këngë, madje edhe bashkëpunime me këngëtarë si Liam Payne.
Vieë this post on Instagram
Burimi: Cosmopolitan, The Hot Talk