Vëllai i këngëtares Celine Dion, Daniel humbi betejën e tij ndaj kancerit të shtunën në 16 janar, vetëm dy ditë pasi bashkëshorti i saj René Angelil ndërroi jetë.
Sipas CBC News, 59-vjeçari Daniel është ndeshur disa herë më parë me këtë sëmundje. (foto 2) Vdekja e tij u konfirmua nga Zyra e Francine Chaloult, publicistit të këngëtares. “Është shumë e dhimbshme. Është çështje ditësh dhe orësh,” tha Claudette motra e Dion. Daniel ishte njëri i 8-i nga 14 fëmijët e familjes së Dion dhe babai i dy fëmijëve sipas Toronto Sun.
Më pak se dy ditë më parë këngëtarja e njohur humbi bashkëshortin e saj nga e njëjta sëmundje (lexo ketu).
Burimi: Us Weekly; Përshtati: Klarida Bregaj