Pa diskutim, ai ka qenë një nga banorët më seksi që shtëpia e “Big Brother Albania” ka pasur ndonjëherë dhe tani do të jetë një nga baballarët më seksi të ekranit. Moderatori Met Alshiqi do të jetë së shpejti babai i një vogëlusheje pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. N ënjë intervistë për suplementin “Panorama Plus”, ish-banori i “Big Brother 5” ka rrëfyer për ndjesitë e tij, në momentin që ka mësur se do të bëhej baba. “Asnjëherë në jetën time nuk jam ndier kështu. Kur kam kuptuar që gruaja ime është shtatzënë, ajo u kthye në ndjenjën më të mirë të jetës sime,” është shprehur Meti, i cili gjithashtu ka rrëfyer se ata e kishin planifikuar që të bënin një fëmijë.
Por ndërkohë që bashkëshortja e tij jeton në Suedi dhe ai në Kosovë, duket se planet për ku do të jetojë familja nuk janë ende të qarta. Meti tregon se partnerja e tij do ta sjellë në jetë vajzën në Suedi por ai ende nuk e di se ku do të jetojë. “Por kudo qoftë, në Suedi apo Kosovë, është perfekte për mua, thjesht të jetoj një jetë normale dhe të lumtur me familjen time,” është shprehur ai, duke rrëfyer gjithashtu se së shpejti do të vijë në drejtimin e një programi të ri televiziv.