Metropolitan

Një histori për të gjithë ata që besojnë tek dashuria!

Libri me një fjali

Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një avokate e re, e bija e një bukurosheje amerikane dhe e një avokati të famshëm, rreket të gjejë babanë e saj me origjinë birmane, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë katër vjet më parë. Ajo ka lexuar një letër dashurie të tij, drejtuar një gruaje të panjohur dhe tani është në kërkim të shpjegimeve të duhura. Ndërkohë që kërkon shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur, përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë, si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.

Autori ka krijuar me shumë mjeshtëri një sërë personazhesh që nuk gjykojnë e nuk kushtëzohen nga drobitja e pashmangshme e kohës dhe e jetës. Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etiketohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacenueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë.

Kritika

Një rrëfim epik për të cilin do t’ju nevojiten... plot shami.- Publishers Weekly

Ky libër ka përzierjen e duhur të romancës, magjisë, dhimbjeve dhe frymëzimit, prandaj do të jetë i parapëlqyeri i shumë njerëzve... Ky autor i shkëlqyer, Jan - Philipp Sendker, na ka dhuruar një rrëfim jashtëzakonisht prekës. Do t’ju hyjë në zemër dhe do të doni t’ua tregoni të gjithëve.- Romance Book Reviews

Magjik... Histori të tilla si “Në gjurmët e një përralle” na tregojnë thelbin e vërtetë të vetë ekzistencës sonë... Ç’dhunti e rrallë!- Huffington Post

“Në gjurmët e një përralle” është një histori dashurie e vendosur në Birmani... e mbushur me spiritualitetin lindor dhe romancën përrallore... të gjithë fansat e Nicholas Sparks dhe / ose Elizabeth Gilbert do ta mbarojnë me një frymë këtë libër."- Kirkus Reviews

Një histori prekëse dashurie që përfshin një distancë të madhe në hapësirë dhe në kohë. Castle Rock Magazine Një histori dashurie e trishtë dhe frymëzuese e vendosur në Birmani.- Serendipitous Readings

 

Autori

Jan-Philipp Sendker, ka lindur në Hamburg në vitin 1960, dhe nisur nga dëshira e madhe për të udhëtuar nëpër botë, u bë korrespondenti amerikan për Stern nga viti 1990 deri në 1995, dhe korrespondenti i tij aziatik nga viti 1995 deri në vitin 1999. Në vitin 2000, botoi “Cracks in the Great Wall”, një libër historik për Kinën. “Në gjurmët e një përralle” është romani i tij i parë, dhe që atëherë, ai ka shkruar dhe tre romane të tjera, duke përfshirë edhe vazhdimin e këtij libri. Në vitin 2013, mori në Indi Çmimin e Nderit për librin "Në gjurmët e një përralle”.

Publiku i interesuar

Për të gjithë ata që nuk reshtin së ëndërruari dashuritë përrallore dhe shohin te dashuria kuptimin më të bukur të jetës.

Fragmente nga libri

1) Sepse ne shohim vetëm atë që njohim. E quajmë tjetrin të aftë vetëm për atë që jemi vetë të aftë të bëjmë, për të mirë a për të keq. Ndaj edhe si dashuri ne njohim kryesisht vetëm atë që i përgjigjet përfytyrimit tonë. Duam të na dashurojnë në atë mënyrë që dashurojmë vetë. Çdo formë tjetër na duket e çuditshme dhe e papranueshme. E presim me dyshim dhe mosbesim, i keqinterpretojmë shenjat, nuk e kuptojmë gjuhën. Veç akuzojmë. Pohojmë se tjetri nuk na dashuron. Ndërkohë që ai mund të na dashurojë, mbase në një mënyrë tjetër, në mënyrën e tij, të panjohur për ne.

2) "Unë nuk jam fetar, dhe dashuria, U Ba, dashuria është fuqia e vetme së cilës unë i besoj me të vërtetë."...Këto ishin fjalët e babait tuaj.

3) “Frika të bën të verbër dhe të shurdhër. Tërbimi të bën të verbër dhe të shurdhër. Kështu edhe zilia, edhe mosbesimi". Kishte vetëm një forcë që ishte më e fortë se frika.

4) Vallë, ka çaste në të cilat jeta merr një kthesë të re; kur bota, ajo që njohim ne, pushon së ekzistuari; kur rrahje pas rrahjeje zemre shndërrohemi në dikë tjetër; momenti kur njeriu i dashur pohon se dashuron një të tretë dhe na braktis? Dita kur varrosim nënën, babën apo mikun tonë më të mirë? Sekonda kur mjeku na njofton se në kokë kemi një tumor?

5) Nuk ka forcë në botë që mund ta çlirojë njeriun nga dhimbja apo nga pikëllimi i tij ndaj këtij këndvështrimi, me përjashtim, mbase, të atij vetë". "E, megjithatë – kështu i kishte thënë ai gjithnjë – jeta është një dhuratë që nuk duhet nënvlerësuar. Një dhuratë plot enigma, ku vuajtja dhe lumturia janë të bashkuara pandashmërisht njëra me tjetrën, e çdo përpjekje për ta marrë njërën dhe për të lënë tjetrën, do të dështojë".

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb