Metropolitan

Një epokë e re e bashkëpunimit hungarezo-amerikan, grupi 4iG pjesë e bisedimeve me Trump dhe Musk

Një epokë e re e bashkëpunimit hungarezo-amerikan, grupi 4iG

Të hënën pasdite, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Péter Szijjártó dhe kryetari i Grupit 4iG, investitori i One Albania, Gellért Jászai, u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk dhe Michael Waltz në Mar-a-Lago.

Në fokus të diskutimeve ishte prezantimi i programit satelitor HUSAT të Grupit 4iG, një nismë inovatore në rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore. HUSAT synon të zhvillojë teknologji të avancuar që përdor satelitët për telekomunikacion, por dhe vëzhgim të Tokës.

Ky program, përdor një strukturë të re të prodhimit të satelitëve që aktualisht është në ndërtim e sipër nga 4iG Group dhe Remred në Martonvásár, Hungari. E projektuar për të nisur në vitin 2026, HUSAT pritet të prodhojë satelitë në orbitën e ulët të Tokës me peshë deri në 400 kilogramë. Përpos rishikimit të programit satelitor të 4iG, palët eksploruan perspektivat për zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe mundësitë për zgjeruar bashkëpunimin midis dy shteteve në sferat tregtare dhe teknologjike.

Duke reflektuar mbi takimin, Gellért Jászai, kryetar i Grupit 4iG, theksoi se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive duke shënuar një hap të parë të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit. Përpjekje të tilla, theksoi ai, synojnë të nxisin përshtatjen me teknologjitë e përparuara dhe të forcojnë lidhjet ekonomike përtej Atlantikut.

Grupi 4iG

4iG Plc, një kompani në pronësi me shumicë Hungareze, bazuar në Budapesti, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e freskët dhe inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të shërbimeve të biznesit në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një aktor të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomunikacionit dhe TI. Grupi 4iG ka mbi 8,000 të punësuar.

Rreth Programit HUSAT:

Nën iniciativën HUSAT, 4iG Group synon të lëshojë një plejadë prej nëntë satelitësh, të përbërë nga një satelit gjeostacionar (HUGEO) dhe tetë satelitë të orbitës së ulët të Tokës (HULEO). Dy satelitët e parë janë planifikuar të lëshohen deri në fund të vitit 2028, duke konkluduar me vendosjen e të gjithë satelitëve të planifikuar për vitin 2032. Programi i zhvillimit të këtyre satelitëve është një investim i plotë i Grupit 4iG, i cili do të mbulojë të gjitha kostot, që nga prodhimi, lëshimi dhe përdorimi në hapësirë, si dhe shpërndarja e të dhënave tek përdoruesit fundorë.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.