Është fakt i ditur tashmë që Selena Gomez dhe The Weeknd anë të fiksuar me njëri tjetrin. Dyshja, që u lidh në janar, postojnë vazhdimisht për marrëdhënien e tyre në Instagram. Nuk kanë folur shumë, po një foto vlen sa një mijë fjalë.
Në qershor, Selena ndau me ndjekësit foton e kopertinës së Forbes, ku protagonisht ishte The Weeknd. Ai i ktheu nderin duke u mburrur për fushatën e saj me Coash. Muajin e kaluar për shembull, The Weeknd udhëtoi për 11 orë vetëm që të takonte të dashurën e tij për ditëlindje dhe e dokumentoi çdo gjë në Instagram. Me pak fjalë, çdo gjë rreth këtij çifti është super e lezetshme.
Së fundi ama, shprehja e dashurisë kapi majat e reciprocitetit. Edhe Selena, edhe The Weeknd janë në kopertinat e dy revistave të ndryshme, përkatësisht InStyle dhe Harper’s Bazaar. Sigurisht, që postuan kopertinat e njëri tjetrit në Instagram dhe duam të dimë: A mund të ishin më ‘cute’ se kaq?