Metropolitan

Një 24-vjeçare përpiqet të humbasë virgjërinë dhe gjithë procesi është për t'u mekur

Një 24-vjeçare përpiqet të humbasë

“Ime më do të më quante Alyssa, që do të thotë ëngjëll i ëmbël në indisht. Kur dola, më pa dhe më quajti Tracey,” thotë Tracey, një 24-vjeçare e krishterë që jeton në një ndër zonat më të varfëra të Londrës. Tracey u lind dhe u rrit nga një nënë shumë e rreptë e krishterë, është e fejuar me ndoshta djalin më të mërzitshëm në botë dhe po presin të martohen që të bëjnë seks. Vetëm se diçka nuk shkon. Tracey nuk mund të presë më!

Episodi i parë i “Chewing Gum” nis me Tracey-n dhe të dashurin e saj duke u lutur. Në fakt, Ron po lutet, se Tracey po mendon si t’i hipë përsipër dhe të humbasë virgjërinë. Kur ia bën më në fund të qartë se s’mund të presë më, Ron i hedh një Bibël fytyrës. Mekje!

“Chewing Gum” është shkruar nga Michaela Coel, e cila luan rolin e Tracey-t dhe është padyshim një ndër komeditë më të mira, më të sinqerta që kam parë ndonjëherë. Nuk ka asnjë lloj filtri mes asaj që konsiderohet e përshtatshme për televizion apo shumë e ndyrë për t’u shfaqur. Çdo gjë që ndodh në realitet, shfaqet mrekullisht në ekran. Çdo mendim që të lind para se të bësh seks për herë të parë, thuhet me zë të lartë, madje diskutohet.

Personazhet dytësorë janë po aq interesantë sa protagonistët. Motra e Tracey-t, një kopje e vogël e së ëmës; Candice shoqja e Tracey, e fiksuar pas seksit; Ron, ish i dashuri i Tracey një gay i fshehur; Connor, dashuria e re e Tracey, një poet i dështuar. Mënyra si këto karaktere ndërveprojnë me njëri-tjetrin është çelësi i suksesit.

Një 24-vjeçare përpiqet të humbasë

Kur them që është për t’u mekur, e nënvlerësoj situatën. “Chewing Gum” meriton gjithë çmimet dhe shikuesit e mundshëm. Vetëm mos e shihni me prindërit, që të mos viheni në siklet. Momentalisht, ka dy sezone me nga 8 episode 20-minutëshe. E gjeni në Netflix ose tjetërkund.

Vlerësime të tjera:

IMDB: 7.7/10
Rotten Tomatoes: 100%

Alberta Kamenica
Gazetare

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!