Metropolitan

Nimfomanjakia nga Lars Von Trier

"Ndoshta i vetmi ndryshim midis meje dhe njerëzve të tjerë është se unë kam kërkuar gjithmonë më shumë nga perëndimi i diellit. Ngjyra më spektakolare, kur dielli përplaset në horizont. Kjo është ndoshta mëkati im i vetëm."
Joe, “Nymphomaniac”


Karakteri artistik dhe çmenduria janë një çift klishe në përshtypjen e publikut dhe jo me pa të drejtë këto kohët e fundit. Kur bëhët fjalë për regjizorin danez Lars Von Trier, shëndeti mendor është një problem real. Që në moshën 12 vjeçare kanë filluar shqetësimet për të prej fobive të shumta dhe një depresioni të herë pas hershëm. Shëndeti mendor i regjisorit, në majin e vitit 2007, në moshën 51 vjeçare, u bë kritike duke rënë në një gjendje depresive të thellë. Vetë regjizori atëkohë u shpreh se ishte në dyshim kthimi i tij në kinema me filma të tjerë. Gjithsesi, ndonëse në një gjendje ende të brishtë mendore, në vitin 2009 Von Trier u kthye me filmin “Antichrist” (Antikrishti). Filmi i parë e të quajturës “Trilogjia e Depresionit”, i cili u ndoq nga filmat “Melancholia” (Melankolia, 2011) dhe “Nymphomaniac” (Nimfomanjakia, 2013/2014).

Filmi “Nimfomanjakia” për shkak se ishte tepër i gjatë (pesë orë e gjysëm gati) dhe se Von Trier nuk mund ta shkurtonte dot, u detyrua ta ndante në dy vëllime. Vëllimi i parë u publikua për Krishtlindjen e vitit 2013 dhe tjetri në marsin e 2014-ës. Nëse në dy filmat e parë të “Trilogjisë së Depresionit” Von Trier qe pjesëmarrës në premierat e tyre dhe ka dhënë intervista në lidhje me ato, “Nimfomanjakia” u bojkotua tërësisht prej tij. As në konferencën për shtyp nga stafi realizues në premierën që u dha në Festivalin e Berlinit, ai nuk qe prezent. Bojkoti i regjisorit, që e ka bërë më të vështirë deshifrimin e këtij filmi.

“Nimfomanjakia” mund të lexohet në shumë plane. Mund të shihet si pjesë e tërë krijimtarisë së Von Trier, si pjesë e trilogjisë, si krahasim ndërmjet dy vëllimeve ose thjesht si një film i tërë dhe i ndarë nga pjesa tjetër. Qasja këtu do të jetë pikërisht kjo e fundit për shkak se format e tjera janë të lodhshme dhe shumë voluminoze.

Fabula e filmit është e ndërtuar si strukturë në bisedën midis Seligman-it (Stellan Skarsgård) dhe Joe-së (Charlotte Gainsbourg, vajza e çiftit të famshëm francez Serge Gainsbourg dhe Jane Birkin).Seligman-i shfaqet si një farësoj “murgu” i zhytur në lexime në apartamentin e tij dhe pa jetë shoqërore. Ndërsa Joe është një libertine e dhënë pas përvojave seksuale, por që e mohon kategorikisht që është nimfomaniake. Pas një takimi të rastësishëm të dy personazheve, filmi vazhdon rrjedhën me bisedën që nis ndërmjet tyre. Joe rrëfen kujtimet dhe eksperiencat e shumta seksuale të sajat që prej fëmijërisë, dhe herë pas here Selgman ndërhyn me përshtypjet foshnjarake dhe mendimet e tij filozofike si të përhumbura. Një skemë kjo e huazur prej romanit “Thérèse Philosophe” të vitit 1748 nga Marquis d’Argens. Për këtë arsye nuk ia vlen të analizohet struktura, sepse në fakt do ishte një analizë për romanin dhe jo për filmin e Von Trier.

Vetë kompleksiteti i filmit deri në gjumë vënie dhe gjatësia e tij si një sfidë për veshkat, e bëjnë atë një film tejet të hapur për çdo hamendësim apo analizë. Shto këtu braktisjen e vetë regjisorit, “Nimfomanjakia” kthehet në një palestër shumë të mirë për çdo bisedë.

Kushdo që do e shoh filmin, gjëja që do e ngacmojë apo edhe do e trondisë më shumë është seksualiteti perversiv në rrëfimet e Joe-së dhe i shfaqur pa dorashka në ekran. Von Trier ka një biografi të gjatë të lidhur me pornografinë. Ndër të tjera është themelues i studios së parë për kinematografinë pornografike për femra. (Nga ndryshon nga ato që kemi parë deri më sot? Bisedë e gjatë, që mbase do sqarohet herë tjetër.) Joe nuk është një personazh i ri tek Von Trier, sepse copëza të sajat gjenden tek tërë heroinat e filmave të tij. Ama tek ky film e krijon Joe-në siç do quante Orwell tek romani “1984”, “revolucionare nga mesi e poshtë”. Në këtë logjikë, aktorja që luan personazhin Joe-së në vitet e rinisë është zgjedhur një aktore pornoje, Stacy Martin. Pikërisht në vitet e rinisë studentore Joe, ka për moto të sajën “mea vulva, mea maxima vulva” (përafërsisht - vagina ime, vagina ime e madhe).

Megjithë këtë atmosferë plot eros e nudo, nuk besoj se eksplorimi në seksualitet apo pervesitet është qëllim i Von Trier në këtë film. Ngjan sikur seksualiteti është në fakt gjuha që regjisori përdor. Edhe pse në intervistën e dhënë në vitin 2011, ai e kishte reklamuar përgatitjen e këtij filmi si një hardcore porno. Në anën tjetër aktorja Martin është shprehur që realizimi i filmit ka qenë i mërzitshëm për të, për shkak të teknitaliteteve në realizim. (Kush mund të japë një notë më të mirë se një aktore porno?) Më tepër pohimi i Von Trier duhet parë brenda katagorizimeve që ka ai në kokë për pornografinë.

Në një moment Joe shprehet se “nimfa është faza më e hershme në jetën e insekteve”. Pra po përpiqet të thotë se nimfomania nuk është ajo që njeh terminologjia mjekësore, si një femër e varuar në sëmundje nga dëshirat seksuale. Duket sikur kjo heroinë e sheh seksualitetin e femërores, jo e jo si pre e mashkullores, por si zanafilla e përjetimit dhe e vetë seksualitetit. Nimfomani është në fakt një dëshirë akute për përjetim dhe gjendet vetëm tek femërorja. Duke shtruar këto linja idesh, “Nimfomanjaka” nuk është më thjesht një film, por një vepër arti që kërkon të skandalizojë shikuesin drejt ideve krejt të reja që shtron regjisori.


Nga kritiku kinematografik Reald Keta

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb