Health

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini për efektet shëndetësore të agjërimit

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

Sot, e hënë – 6 maj, është dita e parë e muajit të Ramazanit. Nga sot, deri më 4 qershor, besimtarët muslimanë agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim. Agjërimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore dhe ndonëse e përhapur më së shumti te besimtarët muslimanë, në fakt është praktikë edhe e feve të tjera, si krishtërimi, budizmi dhe judizmi. Agjërimi ka qenë një praktikë e pranishme te njerëzit gjatë evolucionit. Duke qenë se shpeshherë ishte e vështirë të konsumonin ushqim në çdo kohë, si rezultat ata evoluan duke qenë në gjendje të qëndronin pa ushqim për periudha të zgjatura kohore.

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash.

Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

~ Metodat e IF ~

- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

~ Përfitimet shëndetësore ~

- Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

- Insulina: agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

- Shëndeti i zemrës: agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak.

- Kancer: studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.

- Shëndeti i trurit: agjërimi rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

- Efekti anti-plakje: redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryere te minjtë arritën në përfundimit se pas agjërimit, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

Kur NUK këshillohet IF?

Intermittent Fasting nuk është për të gjithë. Personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri. Raste të tjera kur duhet të konsultoheni me mjekun para se të praktikoni IF:

- nëse vuani nga diabeti
- keni presion të ulët të gjakut
- merrni medikamente
- jeni nënpeshë
- po përpiqeni të mbetni shtatzënë
- jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji

~ Efektet anësore ~

Uria është efekti anësor kryesor i agjërimit. Mund të ndiheni sikur nuk keni mjaftueshëm fuqi. Kjo është e përkohshme, pasi duhet pak kohë derisa trupi t’i përshtatet vakteve të reja.

Megjithatë duhet të konsultoheni me mjekun paraprakisht.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

From Weight to Cancer: Beyond religion, what you need to know about the health effects of fasting

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

Today, Monday - May 6, is the first day of the month of Ramadan. From today until June 4, Muslim believers fast from sunrise to west. Fasting is practiced for religious and spiritual reasons, and although prevalent among Muslim believers, it is in fact the practice of other religions, such as Christianity, Buddhism, and Judaism. Fasting has been a practice present in humans during evolution. Since it was often difficult to consume food at all times, people were evolved by being able to stay without food for extended periods of time.

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

Nowadays, interrupted fasting is one of the most popular health and fitness trends. This practice is known as Intermittent Fasting (IF) or otherwise fasting fasting and is a model of nutrition that takes place between cycles of eating and fasting. IF does not specify what to eat, but when to eat.

In this regard, it is not a diet in the direct sense of the word, but a style of lifestyle.

Nga pesha te kanceri: Përtej fesë, ç’duhet të dini

~ Methods of IF ~

- Method 16/8: consists in consuming food during 8 hours and terminating it for the next 16 hours. So eat enough from 13:00 to 21:00 and then fast for 16 hours.

- "ha-ha-ha" method: includes fasting for 24 hours; eat for example at lunchtime and then eat again the next day's lunch.

- Method 5: 2: Based on this method, consume 500-600 switches over two consecutive days and then eat normally the other 5 days of the week.

The 16/8 method is more common, as people are easier to adapt.

~ Health Benefits ~

- Weight Loss: IF helps in fat burning in the abdomen and not only, without having to limit yourself to consume calories consciously.

- Insulin: Fasting lowers blood sugar levels and increases 20-31% insulin levels, which are important against type 2 diabetes.

- Heart health: Permanent fasting can reduce harmful cholesterol, blood triglycerides, and blood sugar.

- Cancer: Animal studies have proven that fasting can prevent cancer.

- Brain Health: Fasting increases the BDNF hormone that helps in the growth of new nerve cells. It also has an impact on the fight against Alzheimer's.

- Anti-aging effect: reduces wrinkles and increases longevity. The studies conducted at the mice concluded that after the fast, these species managed to live 36 to 38% more than the others.

When DO NOT advise IF?

Intermittent Fasting is not for everyone. People who have problems with eating disorder should consult with doctors because in these cases, it may be dangerous. Other cases when you need to consult a doctor before practicing IF

- if you are suffering from diabetes
- you have low blood pressure
- get medication
- you're underweight
- trying to get pregnant
- you are pregnant or breastfeed your baby

Side Effects ~

Hunger is the main side effect of fasting. You may feel like you do not have enough power. This is temporary because it takes some time for the body to adapt to these new meals.

However, you should consult your doctor beforehand.