Health

Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me Covid-19

Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me Covid-19

Pa një vaksinë kundër koronavirusit të aprovuar për përdorim masiv, shumë njerëz po u drejtohen vitaminave për të forcuar sistemin e tyre imunitar në luftën kundër Covid-19.

Ndërsa shumë postime në rrjetet sociale i konsiderojnë vitaminat si mburojë kundër koronavirusit, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, është shprehur se shumica e "të ashtuquajturave suplemente shtesë të rritjes së imunitetit" nuk bëjnë "asgjë".

Megjithatë, ekziston një vitaminë që mund të jetë tepër e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit – Vitamina D.

"Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka një ndikim në ndjeshmërinë ndaj infeksionit," tha Fauci në një intervistë në Instagram Live me aktoren Jennifer Garner. Fauci nuk përmendi Covid-19 posaçërisht, por foli për rolin e përgjithshëm të vitaminës D në rritjen e sistemit imunitar - në veçanti, për përfitimet e kësaj lënde ushqyese për njerëzit që e kanë mungesë.

Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me Covid-19

Ndërkohë ka mjaft prova që shkencëtarët janë duke studiuar në lidhje me përfitimet e kësaj vitamine kundër Covid-19.

Hulumtimet më të fundit sugjerojnë se mungesa e vitaminës D mund të rrisë rrezikun e infeksionit të koronavirusit dhe ashpërsinë e sëmundjes. Për shembull, disa studime zbuluan se vdekjet nga Covid-19 priren të jenë më të larta në vendet më larg ekuatorit, ku shumë njerëz kanë mungesë të vitaminës D për shkak të sasisë së pakët të rrezeve të diellit, veçanërisht gjatë dimrit. Një tjetër studim i botuar në JAMA Network Open forcon rëndësinë e vitaminës D për një sistem të shëndetshëm imunitar.

Hulumtime të tjera tregojnë se pacientët me nivele më të ulëta të vitaminës D, të cilët diagnostikohen me Covid-19, kanë tendencë të kenë simptoma më të këqija. Megjithatë jo të gjitha studimet e lidhin këtë vitaminë me mbrojtjen ndaj virusit. Shumë shkencëtarë janë duke vëzhguar rëndësinë e vitaminës C dhe zinkut. Në një studim, ekspertët në Spanjë raportuan se pacientët me nivele të ulëta të zinkut në gjak kishin më shumë të ngjarë të ndërronin jetë nga Covid-19.

Për momentin është e pamundur të tregohet një lidhje 100% shkak-pasojë mes vitaminës dhe Covid-19. Për momentin nevojiten më shumë prova, por studiuesit duket se janë entuziastë mbi përfitimet e vitaminës D për të parandaluar Covid-19 ose për ta luftuar më shpejt sëmundjen.

Burimet: Healthline, Mayo Clinic, BBC

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

From prevention to mortality: Binding of vitamin D to Covid-19

Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me Covid-19

Without a coronavirus vaccine approved for mass use, many people are turning to vitamins to strengthen their immune system in the fight against Covid-19.

While many posts on social networks consider vitamins as a shield against coronavirus, Dr. Anthony Fauci, director of the American National Institute of Allergy and Infectious Diseases, has said that most "so-called immune-boosting supplements" do "nothing."

However, there is one vitamin that can be extremely important in the fight against coronavirus - Vitamin D.

"If you have a vitamin D deficiency, it has an impact on susceptibility to infection," Fauci said in an Instagram Live interview with actress Jennifer Garner. Fauci did not mention Covid-19 specifically, but spoke about the overall role of vitamin D in boosting the immune system - in particular, the benefits of this nutrient for people who are deficient.

Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me Covid-19

Meanwhile there is plenty of evidence that scientists are studying about the benefits of this vitamin against Covid-19.

Recent research suggests that vitamin D deficiency may increase the risk of coronavirus infection and the severity of the disease. For example, some studies have found that deaths from Covid-19 tend to be higher in places farther from the equator, where many people are deficient in vitamin D due to the small amount of sunlight, especially during the winter. Another study published in the JAMA Network Open strengthens the importance of vitamin D for a healthy immune system.

Other research shows that patients with lower vitamin D levels who are diagnosed with Covid-19 tend to have worse symptoms. However, not all studies link this vitamin to protection against the virus. Many scientists are observing the importance of vitamin C and zinc. In one study, experts in Spain reported that patients with low blood zinc levels were more likely to die from Covid-19.

It is currently impossible to show a 100% cause-and-effect relationship between vitamin and Covid-19. More evidence is needed at the moment, but researchers seem to be enthusiastic about the benefits of vitamin D to prevent Covid-19 or to fight the disease faster.

Sources: Healthline, Mayo Clinic, BBC