Pak më parë, kryeminstri Rama u shpreh i revoltuar për mosrespektimin e distancimit social dhe vuri rregulla të reja të qarkullimit të këmbësorëve.
“Mesa duket, nuk po kuptohemi si duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër, dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 - 10.00 dhe 16.00 - 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10 mijë lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte,” shkruhet në Facebookun e kreut të shtetit.
Postimi përmbyllet me “dielli aty do të jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më.”