Që jeta është e padrejtë, kjo dihej. Ama që një 14 vjeçare, që u bë rastësisht e famshme të blejë Porsche me paratë e veta, pa mundur akoma t’i japë, kjo është e tepërt.
Danielle Bregoli, ose vajza e “cash me outsside” u bë e famshme (dhe meme) prej intervistës së saj në emisionin e Dr. Phil. Që nga ai moment, jeta e saj ndryshoi dhe ajo filloi të përfitonte shuma të mëdha prej turit të saj në Amerikë, marketingut në profilin e saj në Instagram dhe kanalit në Youtube. Për më tepër, ajo ka nënshkruar një marrëveshje me një firmë produksioni për të nisur xhirimet e serialit të saj ‘reality’.
Danielle sapo shpenzoi 90,000 dollarë për makinën e saj të parë. Dhe s’mund t’i japë edhe për dy vite të tjera, pasi mosha e ligjshme për të marrë leje drejtimi në Amerikë është 16 vjeç. Ndonjëherë të të tallin në internet, s’është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë.
Burimi: Cosmopolitan