Imagjino të jetosh në Greqi me paratë e prindërve që çuditërisht, na duket sikur s’mbarojnë ndonjëherë. Imagjino pastaj të vish këtu dhe të duhet t’ia dalësh vetëm me paratë e tua, që të duken gjithmonë të pakta.
Sara Kolami tregoi sot e ftuar në “Pop Culture” që shpërngulja në Tiranë për të vazhduar shkollën nga Greqia, ku prindërit s’i linin asgjë mangët, nuk ka qenë aspak e thjeshtë.
Përveç pjesës së parave që duhet t’i siguronte vetë, u gjend në një shoqëri ndryshe, plot paragjykim karshi saj për arsye që ajo ende s’i ka kuptuar.
“Erdha këtu dhe nisa të jetoja menjëherë vetëm. Ndryshimi ishte shumë i madh, kur u përballa realisht me njerëzit. Hasa paragjykimin e tyre. Mendo që sa të vish nga Greqia të të shikojnë me një lloj paragjykimi, se vërtet atje njerëzit janë open minded, por jo aq open minded sa mendojnë. Nuk e di pse njerëzit që vijnë nga jashtë i mendojnë kështu.”
Kolami, prezantuese në “IN Tv”, modele dhe fashionista, u shpreh tejet e zhgënjyer për njerëzit që ka takuar këtu.
“Kur vjen këtu mendon se njerëzit s’ta kanë me të futur, por në fakt ta kanë me të futur.”
Ajo tregoi se e nisi karrierën në televizion dhe internet duke u përpjekur të shkëputej nga prindërit dhe tani, e mban vetë veten.
“Nuk desha të më mbante babi me para. Doja të punoja vetë, edhe pse ai më thoshte se do të më çonte sa lek të më duheshin. Fillova pak nga pak me modeling, me foto, pastaj televizion dhe ia dola. Megjithatë më dërgon ndonjëherë para, por vetëm kur mbetem keq.”