News

‘Ballist’ Morina arrestohet në Tiranë

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti” që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe në stadiumin e Beogradit një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, është arrestuar nga policia e Tiranës mëngjesin e së mërkurës.

Policia ka bërë me dije se pas ndalimit në rrugën "Petro Nini Luarasi", gjatë kontrollit fizik, Morinës i është gjetur në trup një pistoletë e tipit “Zastava” ndërsa në automjetin Range Rover që drejtohej prej tij, është gjetur një tjetër pistoletë e tipit “TT”. Atij gjithashtu i janë gjetur edhe 36 bileta për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 8 tetor, edhe pse i është ndaluar hyrja në stadium.

Së bashku me Morinën, në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë që e shoqëronin në makinë. Të arrestuarit janë 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.

Burimi: top-channel.tv

Përshtati: Kristi Tashi

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb