Celebrity

Rita Ora ‘topless’ nën xhaketë

15 Shtator 2015

Rita Ora ‘topless’ nën xhaketë

Rita Ora, vështirë të heqë dorë nga shkëlqimi apo ndroja. Ylli i muzikës edhe kësaj here ka zgjedhur të ekspozojë bustin e saj gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në New York, pa veshur asgjë poshtë xhaketës Moschino. Këngëtarja iu bashkua shoqërisë së reperit amerikan Tyga në show-n e Jeremy Scott, që u zhvillua të hënën.

24-vjeçarja ka ditur të guxojë sërish dhe të ketë vëmendjen e të gjithëve me kombinimet e saj në veshjen e stilit urban. Rita u tregua e kujdesshme që xhaketa të qëndronte në vendin e duhur për të mos dhënë ndonjë shfaqje të pakëndshme përpara fotografëve dhe gjatë eventit.

Burimi: dailymail.co.uk

Përshtati: Jolinda Levonja