Përgatitu për një javë të çmendur! Planetet po lëvizin dhe po lëvizin gjithçka, por në një mënyrë pozitive. Do të ketë momente argëtuese, por edhe të vështira. Mundohu të përfitosh sa më shumë duke u larguar nga situatat e nxehta sapo të nisin. Fuqia më e madhe është të mos përfshihesh në drama dhe të përqendrohesh te vetja. Mbroje energjinë tënde!
Dashi
Ndonjëherë ia vlen të reflektosh dhe mendohesh, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje personale që të rëndojnë dhe që i ndan me një mik/e të ngushtë. Të jesh strategjik/e në mënyrën se si flet për ndjenjat është e dobishme sepse të ndihmon të jesh empatik/e dhe i/e drejtpërdrejtë, pa shkaktuar konflikt.
Demi
Pasi merr një qëndrim, është e vështirë të dalësh nga ajo mënyrë të menduari, edhe nëse vlerësimet e tua janë të gabuara. Para se të ngulësh këmbë dhe të bllokohesh në një mendësi specifike, përpiqu të kuptosh pikëpamjen dhe këndvështrimin e tjetrit që në fillim.
Binjakët
Gjërat më të mira në jetë janë falas, por kjo nuk të paguajnë faturat apo çantën që do të blesh. Të kursesh për një send që e dëshiron fort nuk do ta ndalë dëshirën për gjëra të reja muajin tjetër. Prandaj, mendo çfarë stili i reziston kohës. Vendos para se të përdorësh kartën dhe portofoli yt do të të falënderojë.
Gaforrja
Është koha për një transformim personal. Këtë javë, ndryshon ndjeshëm mënyra si e sheh veten dhe si të shohin të tjerët. Mos u shqetëso, Gaforre e dashur – yjet po të rrisin popullaritetin. Mund të jetë e vështirë ta pranosh në fillim, por shumë shpejt do e përqafosh këtë ndryshim.
Luani
Nëse ke dëshiruar pak kohë për veten, merr disa ditë pushim pas punës. Bëj një trajtim relaksues, pedikyr dhe manikyr, si dhe qëndro në shtëpi për t’u çlodhur. Do të jesh mirënjohës/e që zgjodhe qetësinë në vend të daljeve, kur të ndjesh sa shumë të rigjallëron.
Virgjëresha
Rrjeti yt shoqëror po përparon, duke të lidhur me njerëz që mund të të ndihmojnë në karrierë. Prandaj, përditëso profilin tënd në LinkedIn dhe trego aftësitë e tua. Këta persona mund të të ndihmojnë profesionalisht në të ardhmen – kontaktoji!
Peshorja
Edhe pse nuk e bën me qëllim, po e lë pas dore simpatinë ose partnerin/en. Kërkesat e vazhdueshme të punës po të pengojnë të jesh aty për të dashurin/ën tënd/e. Mos lejo që kjo të krijojë distancë. Planifiko një dalje të veçantë që ata të ndiejnë dashurinë tënde.
Akrepi
Je fiksuar me dëshirën për të qenë në majë të botës? Nuk ke pse të ngjitesh në shkallët e korporatës për të provuar vlerën tënde. Kur ndihesh i lodhur ose i zhgënjyer, kujto se je një person i shkëlqyer, ke njerëz që të duan dhe kjo ka shumë rëndësi.
Shigjetari
Bisedat në grup po shuhen dhe ti po përpiqesh t’i rikthesh të gjithë në ritmin veror (që sipas kalendarit fillon javën tjetër, por për ty ka nisur tashmë). Shtyji me butësi përpara se t’i fajësosh ose dramatizosh këto biseda. Mos harro: Energjia jote është ajo që duhet mbrojtur.
Bricjapi
Edhe pse je nga ata që mban inat (pa gjykim!), vjen një kohë kur duhet ta lëshosh atë peshë. Java që vjen të kërkon të çlirohesh nga këto barriera, për të jetuar e lënë pas të kaluarën, pa e sforcuar vazhdimisht zemrën. Lirohu nga mllefet që të pengojnë të rritesh.
Ujori
Integriteti është thelbësor për ty, por jo gjithmonë për të tjerët. Disa persona mund të të zhgënjejnë këtë javë kur të shohësh sjelljen e tyre të dyshimtë në ambientet personale apo profesionale. Për ty, kjo është një thyerje në marrëdhënie – ndaj po ecën përpara me ata që janë të ndershëm dhe besnikë.
Peshqit
Njerëzit mund të jenë me dy standarde. Edhe pse kjo është e vërtetë, problemi është se edhe ti po flet pas shpine dhe të nervozon kur të tjerët bëjnë të njëjtën gjë. Nëse miqtë e tu kapen “mat”, përballu me situatën dhe kërko ndjesë për rolin tënd në këtë histori.
Artikuj të sugjeruar: