Celebrity

Ben Affleck qenka gati të marrë një super vendim vetëm që të mbyllë çdo lidhje me J.Lo

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2025

Ben Affleck qenka gati të marrë një super vendim vetëm

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë zyrtarisht të divorcuar, por kanë ende një gjë të madhe që i mban të lidhur: supervila e tyre me vlerë 60.8 milionë dollarë në Beverly Hills – një pronë që janë përpjekur ta shesin prej muajsh pa sukses.

Tani, sipas burimeve për Daily Mail, Ben është i gatshëm të heqë dorë nga miliona të tjera – vetëm që ta shesin njëherë e mirë dhe të ndërpresë përfundimisht çdo lidhje me ish-bashkëshorten.

“Ben dhe J.Lo e ulën çmimin e shtëpisë me 8 milionë dollarë më pak se ç’e paguan fillimisht, por për Ben-in kjo nuk është asgjë,” thotë burimi.

“Ai do vetëm ta shesin sa më shpejt, që ta ‘presë kordonin’ e fundit që e lidh me Jennifer-in.”

Ben Affleck qenka gati të marrë një super vendim vetëm
Vila e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Burimi shton gjithashtu se Ben Affleck “kurrë nuk e ka dashur realisht këtë shtëpi” dhe se blerja ishte më shumë pjesë e imazhit të tyre si çift, sesa dëshirë personale.

“E kupton që J.Lo do të jetë gjithmonë në jetën e tij për shkak të fëmijëve që janë miq të ngushtë, por kjo shtëpi është simboli i fundit i martesës së tyre. Ai vetëm do që të gjejnë një blerës dhe nuk i intereson aspak nëse humbet disa miliona të tjera. Martesa dhe divorci i kanë kushtuar miliona – ç’janë edhe dy milionë më shumë për të?”

Një tjetër burim i afërt me aktorin shton:

“Ben është gati të ecë përpara, ta mbyllë këtë kapitull dhe të fokusohet te gjërat që kanë realisht rëndësi. Ai do thjesht ta jetojë jetën e tij – një jetë që, në pjesën më të madhe, ka qenë me fat. Ka pasur shumë suksese, por bashkë me to vijnë edhe disa humbje.”

Ben Affleck qenka gati të marrë një super vendim vetëm
Getty

Sa për kontekst: çiftit i dështoi fillimisht përpjekja për ta shitur vilën për 65 milionë dollarë. Pastaj e listuan për 68 milionë verën e kaluar. Në shtator, një blerës nga New Jersey ofroi 64 milionë, por marrëveshja u hodh poshtë, duke i detyruar që të ulin çmimin edhe më tej – për një humbje potenciale prej 855 mijë dollarësh.

Shtëpia, përveç çmimit marramendës, është simboli i fundit i lidhjes së dikurshme “të artë” mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, që u ribashkuan në 2021 pas shumë vitesh ndarjeje dhe u martuan në vitin 2022. Sot, marrëdhënia ka marrë fund dhe mesa duket shtëpia është bërë pengesë e fundit drejt një fillimi të ri për Ben-in.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan